Kërkesë për Shprehje Interesi
Data: Janar 09, 2024
Shteti: Kosova
ID e projektit: P171098
Refno: SAS.1.1. ICS. 012
Emri i Kreditit të Bankës Botërore: Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës
Konsulent Lokal për Regjistrin Social dhe Sistemin Informativ
PRAPAVIJA
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) në Republikën e Kosovës ka pranuar një kredi nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) në vlerë prej 47 milionë euro për financimin e Projektit për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës. Objektivi i projektitështë të përmirësojë barazinë dhe përshtatshmërinë e rrjetit të
sigurisë socialetë Kosovës. Përmirësimi i kapitalit do të përfshijë zgjedhjen e përfituesve të SAS bazuarnë statusin e varfërisë (në vend të kategorive), ofrimin e përfitimeve më të përshtatshme, duke përfshirë një rritje të përfitimit për individ nga familjet më të mëdha,dhe duke u siguruar që përfituesit e aftë për punë të përfitojnë nga masat e aktivizimit.
Përmirësimi i përshtatshmërisë i referohet rritjessë kapacitetit të rrjetit të sigurisë sociale të Kosovës për t'iu përgjigjur ndryshimeve në nivelet e varfërisë në Kosovë, si dhe ndaj tronditjeve, duke përfshirë ato që janë të shkaktuara nga klima, për të minimizuar ndikimet negativenë nivelin e varfërisë së familjeve.
Këto objektiva do të arrihenduke mbështetur qeverinë për (a) reformimin e dizajnit të SAS, (b) investime në sistemet e ofrimit të SAS dhe (c) të rrisë vlerën e përfitimit të SAS për të zbutur efektet ekonomike nga pandemia COVID-19. Së bashku, këto investime parashikohet të çojnë në një rrjet sigurie sociale që është më e arritshëm për familjet më të varfra, ofron përfitime më domethënëse dhe mund të kontraktohet ose zgjerohet në përgjigje të ndryshimeve në nivelet e varfërisë ose tronditjeve.
Sipas Komponentës 1.1. Projekti do të përfshijë një sërë investimesh në sistemet kryesore të ofrimit, të cilat do të përmirësojnë performancën e SAS-it dhe sistemit të mbrojtjes sociale më gjerësisht. Do të ketë dy ndërhyrje
kyçe në lidhje me sistemet e IT-së:
Kjo do të mbështetet duke përmirësuar kapacitetin e Ministrisë dhe QPS-ve për të shfrytëzuar SMRS dhe SIMS. Zbatimi i SMRS dhe SIMS do të kërkojë ndryshim të mjedisit legjislativ, ndryshime në përgjegjësitë institucionale, ngritje të kapaciteteve dhe infrastrukturë më të fortë të TI-së dhe model të qeverisjes së TI-së. Projektido të mbështesë:
(i) Zhvillimin e bazës ligjorepër futjen e SMRS dhe SIMS; (ii) Zhvillimin e procedurave dhe udhëzimeve/rregulloreve
për administrimin e reformuar të
përfitimeve në para; (iii) Riorganizimin e Qendrave për Punë Sociale për të futur funksionin e agjentit social përgjegjës për TMF dhe TMP; (iv) Rritjen e kapacitetit të punonjësve socialë(përshkrimi i punës, aftësitë)
për të mundësuar përdorimin e SMRS, SIMS dhe menaxhimin e rasteve me fokus te klienti; (v) Përmirësimin e infrastrukturës teknike (kompjuterike dhe komunikimit) të QPS-ve për të qenë në gjendje të përdorin SIMS dhe SMRS; (vi) Rritjen e kapacitetit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) për të menaxhuar SMRS, SIMS dhe analizat dhe standardizimin e të dhënave (funksioni i reformuar i TI-së, përshkrimet e vendeve të punës, standardet e shërbimit, procedurat, manualet operacionale, zhvillimi i aftësive, infrastruktura teknike); dhe (vii) Prezantimin e vlerësimit të performancës së orientuar më shumë në vlerësimin e rezultatit dhe ndikimit.
MFPT kërkon një konsulent me përvojë për të mbështetur qeverinë në zhvillimin e kornizës ligjore për zbatimin e SMRS dhe SIMS.
OBJEKTIVAT E DETYRAVE
Objektivat e detyrave janë ofrimi i asistencës teknike për MFPT-në në krijimin e mjedisit të përmirësuar institucional,
rregullator dhe standardizues për zbatimin efektiv të Sistemit Informativ të Mirëqenies Sociale(SIMS) dhe Sistemit
të Menaxhimit të Regjistrit Social(SMRS) në Kosovë.
FUSHËVEPRIMI
Konsulenti do të jetë përgjegjës për detyrat e mëposhtme:
Në kryerjen e detyrave të mësipërme, Konsulenti do të punojë ngushtë me Menaxherin e IT-së së Projektit, Departamentin e IT-së të MFPT-së dhe konsulentin ndërkombëtar të sistemeve të informacionit (që do të jetë përgjegjës për pjesën teknike të punës së IT-së).
KUALIFIKIMET
Konsulenti duhettë plotësojë kërkesat e mëposhtme:
REZULTATET
Nr. | Raportet | Afati i fundit (pas nënshkrimit të kontratës) |
1. | Propozon kornizën institucionale të shoqëruar me dokumentin ligjorpërkatës të identifikuar për t'u miratuar/ndryshuar. | Java e 12-të pas nënshkrimit të kontratës |
2. | Propozon ri-inxhinierimin e proceseve të biznesit shoqëruar me identifikimin e dokumenteve ligjorepërkatëse për t'u zhvilluar oserregulluar. | Java e 24-të pas miratimit të dorëzimit të mëparshëm |
3. | Propozon kornizën e standardizimit të të dhënave, të shoqëruar meidentifikimin e dokumenteve ligjore përkatëse për t'u zhvilluar ose rregulluar. | Java e 16-të pas miratimit të dorëzimit të mëparshëm |
4. | Raportin final | Java e 4-të pas miratimit të dorëzimit të mëparshëm |
Konsulenti pritet të jetë i angazhuar me kohë të plotë për 24 muaj. Megjithatë, rezultatet e mësipërme duhet tëkonsiderohen caqe të angazhimit.
Raportet dhe i gjithë komunikimi me shkrim në lidhje me çështjet e Projektit do të jenë elektronik dhe në gjuhën angleze.
MFPT do të japë komente për të gjitha raportet brenda 1 jave. Pas kësaj, Konsulenti do të ketë 1 javë për t‘i përditësuar rezultatet. Pas kësaj MFPT do të miratojë dorëzimin brenda një jave. Në rast se dorëzimi ende nuk është i pranueshëm, MFPT dhe Konsulenti do të diskutojnë kushtet e kontratësdhe do të bien dakord se si tëvazhdohet.
KOHËZGJATJA DHE PLANI I PAGESËS
Angazhimi pritet të zgjasë 24 muaj (janar 2024 - dhjetor 2025) që do të jetë angazhim me kohë të plotë.
Konsulenti pritet të ketë prezencë të vazhdueshme fizikenë Kosovë gjatë zbatimit të kontratës dhe do të jetë i vendosur në Departamentin e TI-së të MFPT gjatë detyrës.
Konsulenti do të paguhetnë baza mujore,në bazë të fletëve kohore dhe raporteve mujore të shoqëruara me faturë.
MARRËDHËNIET DHE DETYRIMET E RAPORTIMIT
Konsulenti do t'i raportojë Koordinatorit të Projektit, Drejtorittë DSS dhe Drejtorit të Departamentit të TI-së në MFPT, për Projektin për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës.
Konsulenti do të jetë i disponueshëm për konsultime me ekipin mbështetës të Bankës Botërore.
Konsulentët e interesuar duhet të ofrojnëinformacion që tregon se ata kanë kualifikimet e kërkuara dhe përvojën përkatëse për të kryer shërbimet.
Kriteret e vlerësimit janë:
Përshkrimi | Pikët |
Kualifikimet e konsulentit | 40 pikë |
Përvojë dhe njohuri në detyra të ngjashme | 60 pikë |
Vëmendja e Konsulentëve të interesuar tërhiqettek Seksioni VII, paragrafët, 7.34, 7.35, 7.36 dhe
7.37 të “Rregulloreve të Prokurimit për Huamarrësit IPF” të Bankës Botërore korrik 2016 (“Rregulloret e prokurimit”),
që parcakton politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesi.
Konsulenti do të zgjidhet në përputhje me metodën e Konsulentit Individual (IC) në marrëveshjet e mësipërme të Marrëveshjes Kornizetë përshkruara në Rregulloret e Prokurimit dhe duke ndjekur kriteret e vlerësimit të përmendura më sipër.
Informacione të mëtejshme mund të merrennë adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës, nga ora 08:00deri në 16:00.
Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen në version elektronik në adresën e mëposhtme (me e-mail) me subject line “emri&mbiemri_Kërkesë për shprehje të interestit për Konsulent Lokal për Regjistrin Social dhe Sistemin Informativ” deri të Premten, 02 Shkurt, 2024 deri në orën 16:00, dhe duhet të përfshijnë:
Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës (SAS) Njësia e Koordinimit të Projektit – NJKP
Rruga UÇK, Nr.1, Qafa, 10 000 Prishtinë, Kosovë
E-mail: procurement.SAS@rks-gov.net
Numri i pozitave:
1Lokacioni:
PrishtinëKategoritë:
Të tjeraData e përfundimit:
02-02-2024Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...