Nr.prot.310/23
Datë: 17.8.2023
The British School of Kosova
shpall
KONKURS
Për pranimin e mësimdhënësve të rinj në vitin shkollor 2023/24, si vijon:
- Mësimdhënës për lëndën e aritit figurativ (1 mësimdhënës/e -gjysmë normë);
- Mësimdhënës për lëndën e TIK-ut (gjysmë normë).
Kushtet për konkurrim:
Për vendet e lartshënuara për mësimdhënës, kërkohet përgatitja përkatëse profesionale sipas Udhëzimit Administrativ të MASHTI-it nr. 06/2015, Normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm;
- E domosdoshme përgatitja shkollore universitare për drejtimin ku aplikoni;
- Përvojë pune në ndonjë institucion edukativo-arsimor në profesion;
- Njohja e Gjuhës Angleze (e dëshirueshme);
- Njohuri kompjuterike (e dëshirueshme);
- Trajnime të programeve të akredituara për zhvillim profesional.
Dokumentacioni i nevojshëm
- CV;
- Letra motivuese;
- Kopjet e dokumentacionit përkatës;
- Dëshminë që vërteton përvojën e punës;
- Dy letër-rekomandime.
Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.
Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 25 gusht 2023.
Pas mbylljes së konkursit, përpilohet lista e të përzgjedhurve për intervistë dhe vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Dokumentet për aplikim ju lutem dërgoni në email adresen: info@britishschoolkosova.com