Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Junik shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Grupi i ekonomisë
Fusha e studimit: Ekonomi (pavarësisht nga specializimi)
Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit: Komuna Junik
Nr. i Referencës: RN00018038
Kohëzgjatja e emërimit : Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 17.06.2025
Afati për aplikim: 18.06.2025 - 17.07.2025
Pozitat aktualisht të lira
Nr
Institucioni
Organizata / Vendi i punës
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Paga\ Koeficienti
Nr. i kërkuar
1
Komuna Junik
Drejtoria për zhvillim ekonomik / Junik
Zyrtar për Zhvillim Ekonomik
Profesional 2
5.25
1
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
Zhvillon plane dhe strategji për zhvillimin ekonomik dhe turizmit, duke përfshirë identifikimin e sektorëve kyç ekonomikë për zhvillimdhe investim dhe përputhen me objektivat e përgjithshme të komunës;
Angazhohet në tërheqjen e investimeve të brendshme dhe të huaja si dhe turistëve duke promovuarkomunën si një vend atraktivpër biznes dhe turizëm dhe ofrimi i ndihmës, informative dhe këshillave për investitorët e mundshëm;
Ofron këshilladhe mbështetje për bizneset ekzistuese dhe të reja,përfshirë ndihmën në gjetjen e fondeve, organizimin e trajnimeve dhe seminareve për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive të biznesit;
Bashkëpunon me drejtoritë e tjera komunalepër të përmirësuar infrastrukturën që lehtëson operimin e bizneseve dhe mbështet zhvillimin ekonomik dhe turizmit.
Përgatit dhe zbaton planetë marketingut dhe fushatave promovuese për të rriturndërgjegjësimin dhe tërheqjen e turistëve, përfshirë përdorimin e rrjeteve sociale, agjencitë turistike, ueb faqet e turizmit, dhe mediat;
Promovon komunën si një destinacion i përshtatshëm për investime të reja, duke përfshirë përgatitjen e materialeve promovuese dhe organizimin e takimeve me investitorët e mundshëm;
Nxitë dhe mbështet biznesetlokale përmes programeve të ndryshme, si inkubatorët e biznesit, grandet për fillimin e bizneseve, dhe trajnimet për sipërmarrësit;
Angazhohet në përmirësimin e klimës së biznesit në komunë, duke përfshirë lehtësimin e procedurave administrative për biznesetdhe përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike;
Kryen edhe detyra të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohennë mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
.Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Ekonomi (pavarësisht nga specializimi) (Bachelor). Diplomë e nivelittë pestë të KKK, për fushën e TIK.
Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojëpune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
Njohuri të mira të metodavekërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulimtë rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomaështë fituar jashtëvendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcaktonpozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtettjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik(Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 01/08/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen