Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Mitrovicë shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit Specialist i Administrimit të Përgjithshëm
Institucioni Komuna Mitrovicë
Nr. i Referencës RN00010004
Kodi RPC0003714
Data e njoftimit 22.09.2022
Afati për aplikim 13.10.2022 - 21.10.2022
1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve , si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme;
Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet dhe emalit për mbikëqyrësin;
Pranon dhe shpërndan korrespondencën për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj;
Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit;
Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;
2. Kërkesat e përgjithshme për pranim
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
3. Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e shkollës së mesme apo ekuivalente me to;
Kualifikime të posaçme formale: Nuk ka.
Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.
4. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;
Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata dhe dhënë udhëzime;;
Aftësi koordinimi të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel)
5. Pozitat aktualisht të lira
Kodi
Nr. i Referencës
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Koeficienti
Institucioni
Organizata/Vendi i punës
RPC0003234
RN00009497
Asistent Administrativ 3
Profesional 4
5
Komuna Mitrovicë
Drejtoria e Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës / Drejtoria e Gjeodezisë Kadastrit dhe Pronës
RPC0003264
RN00009529
Asistent Administrativ 3
Profesional 4
5
Komuna Mitrovicë
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Infrastruktuës / Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Infrastruktuës
6. Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
7. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
Kopjet e dëshmisë së punësimit
Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
8. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
Testimi me shkrim
Vlerësimi i biografisë
Intervistë
9. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
Njohuri të përgjithshme;
Njohuri në fushën përkatëse, teknike dhe administrative.
10. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
Përmes email dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
11. Shpallja e rezultateve përfundimtare
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen