Specialist/e Ofertimi

Pozita Vakante: Specialist/e Ofertimi

Kompania: Infosoft Systems Prishtinë sh.p.k.

Vendndodhja: Prishtinë, Kosovë

Infosoft Systems Prishtinë sh.p.k. është një kompani lidere në industrinë e teknologjisë dhe integrimit të sistemeve, e cila ofron zgjidhje të avancuara për klientë të sektorëve të ndryshëm. Në kuadër të zgjerimit të stafit, jemi në kërkim të një Specialisti/e të Ofertimit për të përforcuar ekipin tonë professional.

Përgjegjësitë Kryesore të Punës:

  • Përgatitja dhe menaxhimi i plotë i procesit të ofertimit, nga identifikimi i kërkesave të klientit deri te dorëzimi i dokumenteve përfundimtare.
  • Zbatim rigoroz i legjislacionit dhe rregulloreve të prokurimit publik dhe privat.
  • Administrimi profesional i platformës së e-prokurimit dhe mjeteve të tjera digjitale për ofertim.
  • Organizimi i proceseve të punës për të siguruar realizimin e ofertave brenda afateve dhe standardeve të përcaktuara.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me menaxhmentin dhe departamentet tjera për përmirësimin e procedurave dhe procesit të punës.

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Diplomë universitare në një nga fushat: Drejtësi apo fusha të ngjashme relevante.
  • Eksperiencë e mëparshme në pozita të ngjashme (e preferueshme).
  • Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike si Microsoft Word, Excel dhe PowerPoint.
  • Aftësi të forta analitike dhe të menduarit kritik për të interpretuar dhe përgatitur dokumente komplekse të tenderëve.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për të punuar me orare të zgjatura, sipas kërkesave të projektit.
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip.

Përfitimet e Ofruara:

  • Pagë konkurruese dhe paketë përfitimesh sipas standardeve të tregut.
  • Sigurim shëndetësor për punonjësit.
  • Pushim vjetor 20-ditor, përfshirë të gjitha pushimet zyrtare sipas legjislacionit.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të avancuara.
  • Ambient pune dinamik dhe ekip profesional.

Aplikoni tani:
Dërgoni CV-në dhe dokumentacionin përkatës në adresën e emailit: hr@infosoftsystems-ks.com
Afati i aplikimit: 30 Janar 2023

Për më shumë informacione rreth pozitës, na kontaktoni në adresën e lartpërmendur.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Të tjera
  • Data e përfundimit:

    30-01-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Shërbimit të Leximit/...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Kontrollës (Alb/Srb)

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Inxhiner përgjegjës - Hidoteknik...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë