Menaxher i Shitjes, Agjent i shitjes
Agna Kosova Krejt Kosovën, Ferizaj, Prishtinë

AGNA Kosovë, pjesë e Agna Group kompania lider në sektorin e FMCG-së në Shqipëri dëshiron të mirëpres një punonjës energjik dhe të vendosur, drejtues të aftë që i sheh sfidat si mundësi për pozicionin e Menaxherit te Shitjes.

Përgjegjësitë/Detyrat kryesore:

  • Drejton dhe koordinon të gjitha aktivitetet e zonës/skuadrës, me qëllim arritjen e objektivave sasiorë dhe cilësorë të miratuara.
  • Përgjegjes për planifikimin, organizimin, drejtimin, kontrollin, vlerësimin dhe motivimin e forcës shitëse.
  • Përgjegjës për implementimin e projekteve në kanalet e tregut nacional.
  • Raporton mbi bazën e standardeve të vendosura nga kompania.
  • Krijimi, zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët, furnitorët, distributorët dhe aktorët e tjerë në treg
  • Kujdeset për brandet, imazhin dhe për asetet e kompanisë.

Kërkesat:

  • Arsimi i lartë, diploma pasuniversitare përbën avantazh.
  • Më shumë se 5 vjet eksperiencë në shitje (përvoja e mëparshme në sektorin FMCG është avantazh).
  • 2 vite eksperiencë si drejtues i një ekipi shitjesh.
  • Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
  • Njohuri në Microsoft Office Suite.

Dërgoni CV-në tuaj tek hr@agnakosova.com ose permes sistemitApliko këtu”.
-------------------
Agna Kosovë, pjesë e Agna Group po kërkon njerëz energjikë e të vendosur, që i shikojnë sfidat si mundësi, të gatshëm për tu përballur çdo ditë me dinamikat e tregut dhe që e kanë pasion shitjen dhe punën në terren, për t’i punësuar si Agjentë shitjesh për regjionin e Ferizajit dhe Prishtines.

Detyrat kryesore:

  • Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie të mira me klientët
  • Realizon objektivat e shitjes
  • Ambasador për brandet dhe imazhin e kompanisë në treg
  • Njeh problemet apo mundësitë e tregut dhe ofron zgjidhje kreative
  • Informohet për konkurrentët dhe raporton bazuar në standardet e kompanisë
  • Përkrah dhe nxit shitjen e produkteve të reja
  • Mbështet me entuziazëm çdo aktivitet të organizuar nga kompania
  • Përditëson njohuritë dhe zhvillohet profesionalisht

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë
  • Të ketë gatishmëri të lartë për t’i shërbyer klientëve
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi
  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale
  • Të ketë vetëbesim dhe motivim të lartë
  • Të ketë këmbëngulje dhe fokus tek objektivat
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office
  • Leje drejtimi automjeti


Dërgoni CV-në tuaj tek hr@agnakosova.com ose permes sistemitApliko këtu”.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    0
  • Lokacioni:

    Krejt Kosovën, Ferizaj, Prishtinë
  • Kategoritë:

    Shitje, Menaxher/e
  • Data e përfundimit:

    10-07-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

Crewit Resourcing
Junior Sales Administrator (7)

Junior Sales AdministratorWe are looking f...

2 Ditë Prishtinë
InfoSoft Office
Agjent të shitjes (2)

Rruga Tahir Zajmi,pn. Prishtinë (objekti i...

6 Ditë Prishtinë
Butrinti Group
Shitës ambulantiv (4), Arkatare ...

Butrinti Group shpalle vende pune

9 Ditë Prishtinë