Arjeta Group shpallë konkurs për këtë Pozitë :
Menaxher Marketingu (1)
Lokacioni i Punës, Zyra qendrore Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Supervizor i Tregut
- Planifikimi dhe menaxhimi i buxhetit të kompanisë në marketing;
- Implementon dhe zhvillon kampania të marketingut;
- Menaxhon, koordinon dhe është përgjegjëse për promocionet e planifkuara;
- Menaxhon dhe asiston në krijimin e materialeve për marketing;
- Mbikqyrja e rrjeteve sociale, web-it, reklamave dhe fushatat promovuese;
- Analizon dhe përcakton të gjitha operacionet e marketingut të nevojshme për të përmbushur qëllimet e kompanisë
- Si dhe detyra të tjera të cilat ndërlidhen me punën e Marketingut
Kualifikimet e Kërkuara
- Përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë të ngjashme;
- Preferohet shkollim i lartë profesional
- Të ketë njohuri të avancuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, Internet, etj.);
- Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup;
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në postën elektronike ( e-mail ) hr@arjeta.eu , ose drejtpërdrejt tek zyrat tona të cilat gjenden në adresën; Magjistralja Prishtinë Ferizaj kilometri i 9 Graçanicë.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen për intervistim
Konkursi do të jetë i hapur nga data 21 Qershor 2023 deri më 01 Korrik 2023.