OJQ – Institucioni Parashkollor Ketrushët
E-mail kopshtiketrushet@gmail.com
Tel. 0383 45 403 678
Në bazë të ligjit të punës Nr. 03/L-212 neni 8, paragrafi 1 dhe 2 (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 90 / 01 DHJETOR 2010) Institucioni parashkollor OJQ “Ketrushët” në Prishtinë shpall:
KONKURS PËR DY VENDE TË PUNËS
Pozita; (1) Edukatore/ motër edukatore vend i lirë, për grup moshën 0-3 vjeç
Pozita (2) Edukatore zëvendësim, për grup moshën 3-6 vjeç
Orar i plotë
1.Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kanditatës për moshën 0-3 vjeç
Kualifikimet do të bëhen në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHTI, respektivisht UA nr . 05/2021 për normativin mbi kuadrin professional të arsimit të përgjithshëm, neni 4.
- Fakulteti i Edukimit-programi katërvjeçar i nivelit baçelor për edukimi në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç.
- Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi infermiere edukatore
- Shkolla e mesme e mjeksisë – drejtimi pediatri
- Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi mami
- Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme.
2.Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kanditatës për moshën 3-6 vjeç
- Fakulteti i edukimit– programi para fillor;
- Shkolla e Lartë Pedagogjike – drejtimi për edukatorë;
- Fakulteti Filozofik – dega e pedagogjisë;
- Fakulteti i Shkencave Sociale – programi “Përkujdesje dhemirëqenie përfëmijë”.
E preferuar, të ketë të mbaruar trajnimin për KK dhe të ketë përvojë në metodologjinë e Montessorit
Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:
- Formulari i aplikimiti plotësuar (merret në kopsht)
- Rezymeja Personale (CV);
- Dokumenti personal (kopje- letërnjoftimi ose pasaporta);
- Diplomat e kualifikimit (ose çertifikatat; çertifikatat në vend të diplomësduhet të jenë të noterizuara te noteri. Diploma ose certifikata duhet të përcaktoj qartë notënmesatare.
- Çertifikatat e trajnimeveduhet të jenë të akredituara nga MASHT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për nivelin e arsimit përkatës nga ana e institucionit;
- Dëshmi të përvojës së punës vetëm në institucione arsimore (vetëm kontrata ose vërtetimi nga ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës do të merren parasysh).
Sqarime shtesë:
- Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet vetëm nëse iu kërkohen pas intervistës.
- Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pa kompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
- Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente(jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
- Personat të cilët kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
- Për intervistëdo të ftohen kandidatët të cilët i plotësojnëmë së miri kushtet sipaskonkursit dhe legjislacionit në fuqi.
Afati dhe mënyra e aplikimit:
- Konkursi është i hapur nga 08 08.2023 deri më 22.08.2023.
- Aplikacionin për aplikim duhet ta merrni në objektin e kopshtit “Ketrushët” çdo ditë pune nga ora 09.30 deri 14.00 në Institucionin Parashkollor “Ketrushët” në adresë Rr; Lah Nimani nr; 40 Prishtinë (në afërsi Aleanca franceze).
- Aplikacioni i kompletuar me të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohet në Institucionin Parashkollor “Ketrushët” në adresë Rr; Lah Nimani nr; 40 Prishtinë (në afërsi Aleanca franceze).