Islamic Relief Kosova
Njoftim për furnizim me: Artikuj ushqimorë dhe higjienik, Dru për ngrohje, Stufë për ngrohje dhe gatim, Rrobalarëse, Frigoriferë dhe Veshëmbathje.
Data e përgatitjes së njoftimit: 15/09/2023
T-27/2023, T-28/2023, T-29/2023, T-30/2023, T-31/2023, T-32/2023.
Detajet për kontakt
Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, 10000 – Prishtinë | |
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova | Telefoni: 038/232-431 Tel. Mobil:+38344239349 email: procurement@ir-rks.org |
Përshkrimi
Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturore si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve në Kosovë.
Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitarë është edhe projekti i dimërimit, që ka për qëllim blerjen e së paku 1000 pakove ushqimore,nga 5 metra dru për 150 familje, 60 stufa për ngrohje dhe gatim, 80 rrobalarëse, 80 frigoriferë, dhe veshëmbathje për 600 familje. Këto komponentë do të shpërndahen në familjet skamnore, ku secila familje do të përfitojë së paku nga njëri komponentë. Shpërndarja do të bëhet në te gjitha Komunat e Republikës se Kosovës, Islamic Relief do te cakton ne secilën komune lokacionin ku do te behet shpërndarja ndërsa Operatori ekonomik ka për obligim qe ti shkarkojë mallërat në lokacionin përkatës. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar me të cilin Islamic Relief Kosova do të bëjë implementimin e projektit.
Kjo është sasi e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti.
Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.
Të gjithë operatorët ekonomik që janë të interesuar për aplikim për tenderin:
T-27/2023 – Furnizim me artikuj ushqimorë dhe higjienik;
T-28/2023 – Furnizim me dru për ngrohje;
T-29/2023 – Furnizim me stufë për ngrohje dhe gatim;
T-30/2023 – Furnizim me rrobalarëse;
T-31/2023 – Furnizim me frigoriferë;
T-32/2023 -- Furnizim me veshëmbathje;
Dosjet e tenderit, kuotimi financiar dhe dokumentet e tenderit mund ti kërkoni nga data 15 Shtatorë deri me 29 Shtatorë përmes Email: procurement@ir-rks.org, ose në zyrën e Islamic Relief Kosova, rruga Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.
Vërejtje: Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull në bazë të ofertës për tenderin teë ofroni duke i sjellur ato në adresën: rruga Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.
Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj çdo thyerje të procedurave si me poshtë:
- Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
- Kodi i Sjelljes.
- Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerabël (përfituesëve) të IRK-së.
Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 02/10/2023 në orën qe eshte e cekur ne cdo tekst te tenderit te caktuar.Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.