Mirëmbajtës/e
Kolegji Heimerer Prishtinë

KONKURS I PUNËS

Pozita: Mirëmbajtës/e për objektin e Kolegjit Heimerer (F/M)

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSIT KRYESORE TË PUNËS:

  • Kujdeset që ambientet e kolegjit të jenë në gjendje të mirë dhe funksionale;
  • Kontrollon ndriçimin, ujin, prizat dhe pajisjet e tjera teknike;
  • Rregullon gjërat e vogla si dorezat, dritaret, karriget ose tavolinat kur ka nevojë;
  • Ndihmon në mbikëqyrjen e hapësirave të jashtme, si oborri ose hyrja e kolegjit;
  • Ndihmon në përgatitjen e sallave për takime, trajnime apo ngjarje;
  • Informon rregullisht drejtuesit për ndonjë problem ose punë që duhet bërë;
  • Detyra tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.

KRITERET:

  • Edukimi: Niveli i mesëm i edukimit;
  • Përvoja e punës është përparësi;
  • Shkathtësi organizative.

NE OFROJMË:

  • Ambienti lehtësues;
  • Pavarësia e rregulluar dhe e mbikëqyrur;
  • Përkrahje të duhur;
  • Pritje të qarta dhe të kuptueshme;
  • Procedura Operative Standarde të Paracaktuara nga Mbikëqyrësi;
  • Një ambient bashkëpunues pune i bazuar në vlera;

Vendi i punës: Kolegji Heimerer, Prishtinë

Orari: 40 orë në javë

Dokumentacioni i nevojshëm:

Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, kopje të diplomave, certifikatave dhe referenca nga punëdhënësit paraprak;

Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: hr@kolegji-heimerer.eu .

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: hr@kolegji-heimerer.eu

Konkursi mbetet i hapur nga data 23.05.2025 deri me 06.06.2025

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Mirëmbajtje
  • Data e përfundimit:

    06-06-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

KRU Mitrovica sh.a.
Pastrues/e (Alb/Srb)

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Mbyllet sot Mitrovicë
Shtëpi Private
Punëtore për pastrim

Familje nga Prishtina ështe duke kërkuar p...

Mbyllet sot Prishtinë
Perfect Clean
Punëtore / Mirëmbajtëse (2)

Perfect Clean shpall konkurs për 2 Punëtor...

1 Ditë Prishtinë