Operator Skenimi
Docman LLC Lipjan

KONKURS PUNE

Pozita: Operator Skenimi

Kompania: Docman LLC

Lokacioni: Lipjan, Kosovë

Orari: Me kohë të plotë

Roli: Pozitë operative me përgjegjësi në procesin e digjitalizimit

Afati i aplikimit: 11.08.2025

Profili i Kompanisë: DOCMAN LLC

DOCMAN LLC është kompania e parë dhe më e besuar në Kosovë në fushën e menaxhimit të dokumenteve, duke ofruar zgjidhje të sigurta dhe efikase për të gjithë ciklin jetësor të dokumentit. E themeluar në vitin 2009 dhe me seli afër Prishtinës, DOCMAN është partner ekskluziv i REISSWOLF International, një lider evropian në menaxhimin e dokumenteve me prezencë në mbi 30 shtete.

Shërbimet tona përfshijnë:
- Arkivimi fizik i dokumenteve
- Shkatërrimi i sigurt i dokumenteve
- Digjitalizimi i dokumenteve dhe menaxhimi i të dhënave
- Projektimi dhe ndërtimi i objekteve arkivore

Klientët tanë përfshijnë institucione financiare, publike, kompani të mëdha dhe të mesme, institucione shëndetësore, profesionistë të pavarur dhe më shumë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të pozitës:

- Përgatitja dhe renditja e dokumenteve për skanim
- Skanimi i dokumenteve me pajisje profesionale sipas standardeve të kompanisë
- Kontrolli i cilësisë dhe emërtimi i skanimeve në përputhje me udhëzimet teknike
- Ruajtja dhe sistemimi fizik i dokumenteve pas procesit të skanimit
- Raportimi i rregullt dhe bashkëpunimi me menaxherin e projektit

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

- Shkollimi i mesëm i përfunduar (diploma e shkollës së mesme)
- Njohuri bazike në përdorimin e kompjuterit dhe paisjeve për skanim
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe përpikëri në punë
- Aftësi për punë në grup dhe menaxhimin e kohës
- Përvojë paraprake në punë të ngjashme është përparësi

Çfarë ofron Docman:

- Ambient profesional dhe mbështetës
- Trajnim për pozicionin dhe zhvillim të mëtejshëm profesional
- Pagesë konkurruese dhe mundësi për angazhim afatgjatë
- Zbatim të standardeve ndërkombëtare të punës dhe sigurisë

Aplikimi:

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në:
Email: kaltrina@docman-ks.com
📞 Tel: +383 (48) 847 460
🌐 Web: www.reisswolf-ks.com
Afati i fundit për aplikim: 11 gusht 2025

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Lipjan
  • Kategoritë:

    Të tjera
  • Data e përfundimit:

    11-08-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Shërbimit të Leximit/...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Mbyllet sot Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Kontrollës (Alb/Srb)

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Mbyllet sot Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Inxhiner përgjegjës - Hidoteknik...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Mbyllet sot Mitrovicë