Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Suharekë shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Specialistë të Prokurimit Publik
Institucioni : Komuna Suharekë
Nr. i Referencës : RN00011679
Kodi: RPC0005290
Data e njoftimit: 18.05.2023
Afati për aplikim : 08.06.2023 - 22.06.2023
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
Analizon aktivitetet aktuale të prokurimit dhe rekomandon përmirësimin përmes metodave më efikase të prokurimit dhe standardizimit të procedurave të prokurimit si dhe merr pjesë në hartimin dhe zhvillimin e dokumenteve të prokurimit;
Përgatit dokumentacionin dhe ftesa për oferta për tenderë dhe dërgimin e tyre për shpallje në mjetet e informimit si dhe regjistron të gjithë kompanitë që marrin materialin e tenderit;
Kontrollon faturat në pajtim me kushtet e kontratës, me shënimet mbi mallrat e pranuara të nënshkruara nga nëpunësi i emëruar për pranimin e mallrave, përgatit dokumentacionin për pagesë dhe dërgon lëndët për ekzekutim;
Pranon oferta nga kompanitë në kohën e paraparë në tender, merr pjesë në përgatitjen e hapjes sëofertave dhe përgatit procedurat e vlerësimit të ofertave;
Mban të dhëna detale për të gjithë ofertuesit pjesëmarrës, për veprimet dhe vendimet e marra, si dhe nënshkrimi i komenteve nga secili anëtar;
Pranon të gjitha shkresat për prokurim, lëndët të përfunduara nga zyrtarët e prokurimit dhe regjistron ato në programe kompjuterike dhe i arkivon;
Merr pjesë në komisionet për vlerësimin e ofertave dhe siguron mbajtjen e të dhënave për të gjithë ofertuesit pjesëmarrës si dhe për veprimet dhe vendimet e marra, si dhe siguron që komentet e të gjithë anëtarëve të shënohen dhe se çdo anëtar t'i nënshkruan këto komente;
Bashkëpunimi i ngushtë dhe sistematik me Organin Shqyrtues i Prokurimit, Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik dhe Agjensionin Qendror të Prokurimit;
Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;
Kërkesat e përgjithshme për pranim:
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale:
Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve. Fakulteti Ekonomik, Juridik dhe
Administratë Publike (Të diplomuarit jashtë vendit duhet të kenë diplomën e Nostifikuar nga MASHT-i);
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:
Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike :
Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Udhëzim për aplikim;
Bashkangjitur keni linkun në youtube për mënyrën e aplikimit permes sistemit - platformës https://konkursi.rks- gov.net/
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen