Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën:
Asistent/e i/e Burimeve Njerëzore
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mban evidencën për numrin e punonjësve;
- Mban evidencë për lejet e stafit, mungesat dhe vonesat;
- Mirëmban të dhënat për stafin aktiv/joaktiv të Korporatës;
- Bën selektimin e aplikacioneve të vlefshme për pozitat e reja;
- Kujdeset për thirrjet telefonike për aplikantët e rinj (potencial për pozitat e reja të hapura);
- Cakton dhe mirëmban agjendën për intervistat;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e dosjeve të punonjësve, kontratat e punës, arkivës;
- Kujdeset në mbarëvajtjen rreth hartimit të politikave që synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe motivimin e punonjësve;
- Ruan sekretet afariste të kompanisë (numri i blerësve, qarkullimi, fitimi, pagat, mënyrën e organizimit etj.);
- Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Menaxherës së Burimeve Njerëzore ndaj të cilës njëkohësisht është edhe përgjegjës/e për punën e tij/saj.
Kualifikimet e kërkuara:
- Posedimi i diplomës universitare është përparësi për kandidatin;
- Të ketë njohuri të shkëlqyera të pakos së MS Office (veçanërisht Excel dhe Word);
- Të kenë njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
- Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion.
- E preferueshme përvojë pune ose trajnime të avansuara në Burime Njerëzore;
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV ose aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com CV apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 11 Maj 2023 deri më 21 Maj 2023.