Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Grupi ligjor
Fusha e studimit : Juridik
Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit: Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil te Kosovës
Nr. i Referencës : RN00018138
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 03.07.2025
Afati për aplikim: 04.07.2025 - 02.08.2025
Pozitat aktualisht të lira
Nr
Institucioni
Organizata / Vendi i punës
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Paga\ Koeficienti
Nr. i kërkuar
1
Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës
Divizioni përShqyrtimin e Ankesave / Prishtinë
Zyrtar i lartë për inspektim administrativ
Profesional 1
7.5
1
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
Mbështet në mënyrë profesionale anëtarët e Këshillit në ushtrimin e funksionit për shqyrtimin dhe vendosjen e ankesave për nëpunësit civil dhe kandidatët për pranim në shërbimin civil;
Komunikon me zyrtarët përgjegjës të institucioneve të administratës publike,lidhur ankesat, duke dërguar kërkesën për përgjigje në ankesë dhe kërkesa tjera sipas nevojës;
Mbledh dokumentacionin e nevojshëm lidhur me ankesën;
Pas kompletimit të lëndës me provat e nevojshme, njofton Kryetarin e Kolegjit për Shqyrtimin dhe Vendosjen e Ankesave, me provat e lendes, duke referuar lëndënnë kolegj, si dhe jep mendimin juridik lidhur me kualifikimin juridik të lëndës;
Përgatit draft vendimin lidhur me ankesën;
Inspekton ecurinë e zbatimit të vendimeve të Këshillit në raport me ankesat e vendosura.
Nën mbikëqyrën e udhëheqësit të drejtpërdrejtë merr veprimet ligjoredhe kujdeset për përgatitjen e lëndës në rast të mos zbatimit të vendimeve në pajtueshmëri me Ligjin për Këshillin;
Krijon, mirëmbandhe përditëson regjistrin me të dhënattë sakta lidhurme procedurën e zbatimit të vendimeve të Këshillit;
Pranon Aktvendimi e Gjykatës lidhurme paditë/ankesat e ushtruar nga pala kundërvendimeve të këshillit dhe përgatit përgjigjen në padi/ankesë;
Me autorizim të Kryetarit të Këshillit përfaqëson Këshillin në gjykatëku Këshilli ështëpalë në procedurë lidhur me ankesat e vendosura;
Nën mbikëqyrjen e Kryetarit të Kolegjit për Shqyrtimin dhe Vendosjen e Ankesave dhe udhëheqësin e drejtpërdrejtë, përgatit ankesat për Gjykatën e Apelit të Kosovës kundër aktgjykimeve/aktvendimeve të gjykatës së shkallës së parë dhe përgatit kërkesatpër rishqyrtim të jashtëzakonshëm për Gjykatën Supreme ndaj vendimeve të gjykatave të shkallës më të ulët;
Përgatitë parashtresa të ndryshme që janë nevojshme e të cilatkanë ndërlidhje me përfaqësimin e Këshillit në gjykata;
Kryen edhe punë të tjera varësisht nga kërkesa e udhëheqësit të drejtpërdrejtë.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Fakultet Juridik
Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojëpune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
Njohuri të gjëratë fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulimtë rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
Dokumentet që duhettë dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomaështë fituar jashtëvendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcaktonpozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtettjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik(Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 17/08/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen