KONKURS PUNE
RROKE Agency shpall konkurs pune për:
2 x Dizajnerë Grafik (M/F) - Kryesisht për media sociale.
1x Video editor / animator (M/F) - Kryesisht për media sociale.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
- Krijimi i dizajneve/animacioneve tërheqëse për materiale të ndryshme marketingu. Këto materiale, ndër të tjera, mund të jenë postera, fletushka, broshura, postime në rrjete sociale, materiale promovuese etj.;
- Të jeni të informuar mbi trendet dhe stilet më të fundit dhe më efektive të dizajnit/animacionit për marketing;
- Të siguroni se dizajnet e kërkuara komunikojnë mesazhin e synuar dhe janë në përputhje me identitetin e brendit;
- Të jeni të vëmendshëm ndaj afateve kohore (deadlines);
- Të jeni të kujdesshëm ndaj detajeve;
- Të jeni bashkëpunues dhe të jeni në gjendje të ofroni dhe pranoni koncepte, ide, komente dhe sygjerime.
Njohuri / Aftësi / Kualifikime të Kërkuara për Punë:
- Diplomë Bachelor në fushë të artit, dizajnit apo të ngjashme ( jo e domosdoshme ) ;
- Preferohet 1+ vite përvojë profesionale në dizajn grafik / video editim / animacion, (mund te aplikoni edhe me më pak se 1 vit pervoje pune);
- Njohuri në softuerët Photoshop, Illustrator, Figma dhe InDesign, si dhe për poziten video editor: After Effect, Lightroom, Adobe Premiere Pro; etj
- Ne aplikim dergo Portfolio ose nje pjese te punes tuaj që demonstron aftësitë dhe kreativitetin tuaj;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në një mjedis ekipor.
- Njohuri minimale bazike të gjuhës Angleze.
Aplikimi pranohet VETËM në e-mail duke dërguar një CV dhe Portfolio.
Aplikacionin tuaj mund ta dërgoni në çdo kohë përmes e-mail: hello@rrokeagency.com
Ndërsa për informata shtesë kontaktoni: 00383 48 428 428
Konkursi mbetet i hapur deri me 14.06.2023
Adresa:
RROKE Agency
Prishtinë, Rr. Tirana, C4-3, nr. 2, kompleksi Prime Group Residence
KONKURS PUNE
RROKE Agency shpall konkurs pune për:
1 x Menaxher i përgjithshëm (M/F)
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
- Mbikqyrë operacionet ditore;
- Harton strategji dhe vendosë synime të matshme;
- Mirëmbanë buxhetin dhe optimizon shpenzimet;
- Vendosë politika dhe procese;
- Siguron që punonjësit të punojnë në mënyrë produktive dhe të zhvillohen profesionalisht;
- Drejton procesin e vlerësimit të punonjësve;
- Përgatitë raporte të rregullta;
- Siguron zgjidhje për çështjet (p.sh. rënia e fitimit, konfliktet e punonjësve, trendet e fushës);
- Të tjera.
Njohuri / Aftësi / Kualifikime të Kërkuara për Punë:
- Përvojë e dëshmuar si menaxher/e i/e përgjithshëm/e ose një rol i ngjashëm ekzekutiv,
- Përvojë në planifikim dhe buxhetim,
- Njohuri për procesin dhe funksionet e biznesit (financa, HR, prokurimi, operacionet etj),
- Aftësi e fortë analitike,
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi,
- Aftësi të jashtëzakonshme organizative dhe udhëheqëse,
- Aftësia për zgjidhjen e problemeve,
- BSc / BA në Biznes ose fushë përkatëse ( e preferueshme) ; MSc / MA është një përparësi,
- Njohja e gjuhëve të huaja;
SHËNIM: Kandidatët me eksperiencë pune në fushën e marketingut do të kenë përparësi.
Aplikimi pranohët VETËM në E-mail duke dërguar një CV dhe letër motivuese.
Aplikacionin tuaj mund ta dërgoni në çdo kohë përmes e-mail: hello@rrokeagency.com
Ndërsa për informata shtesë kontaktoni: 00383 48 428 428
Konkursi mbetet i hapur deri me 14.06.2023
Adresa:
RROKE Agency
Prishtinë, Rr. Tirana, C4-3, nr. 2, kompleksi Prime Group Residence