Teknik i sistemit të ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar (HVAC)
Prishtina Mall Prishtinë

Titulli: Teknik i sistemit të ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar (HVAC)

Departamenti: Operacioneve për menaxhim të objektit

Përgjegjësitë kryesore:

Përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemit të HVAC, riparimin dhe zgjidhjen e problemeve të cilat mund të paraqiten në Prishtina Mall.

  • Instalimi, mirëmbajtja dhe riparimi i sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicinuar (HVAC).
  • Përgaditja e zonave të punës, pastrimi dhe transportimi i materialeve, veglave dhe paisjeve pas përfundimit të punës.
  • Ndihma në instalimin e kanaleve të ajrit, mbështetësve, izolimeve dhe komponentëve bazë të sistemeve HVAC nën mbikëqyrje.
  • Asistimi në lidhjen dhe kabllimin e komponentëve të HVAC si: termostatet, motorët dhe sistemet e kontrollit.
  • Ndiqni të gjitha protokollet e sigurisë të kompanisë dhe standardet e OSHA-së për të ruajtur një mjedis të sigurt të punës.
  • Regjistroni aktivitetet e kryera, duke e mbajtur të përditësuar historinë e mirëmbajtjes.
  • Ofroni ndihmë për të gjitha departamentet tjera sipas nevojës, për të siguruar operimin e pandërprer dhe bashkëpunimin në gjithë kompaninë.
  • Të gjitha detyrat e tjera të ndërlidhura, të ngarkuara nga eprori.

Njohuritë teknike specifike:

  • Niveli bazë i mirëmbajtjes parandaluese dhe korrigjuese të sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar.
  • Njohuri të saldimit.
  • Njohuri të mbushjes, zbrazjes dhe inspektimit të gazrave të paisjeve ftohëse sipas metodave direkte dhe indirekte.

Kërkesat dhe përvoja profesionale:

  • Përgaditje e shkollimit të mesëm.
  • Përvojë në mirëmbajtjen e sitemeve të HVAC (e prefereueshme) në qendrat tregëtare dhe/ose hotele.
  • Aftësia për të interpretuar manualet elektrike dhe të HVAC.
  • Proaktiviteti në zbulimin e problemeve: para se ato të ndikojnë negativisht në funksionimin e paisjeve.
  • Aftësi të mira komunikimi: të ndërveprojnë me anëtarët e tjerë të ekipit.
  • Organizimi i mirë dhe menaxhimi i kohës: për të prioritizuar detyrat.
  • Njohuri themelore të komunikimit në gjuhën angleze.
  • Fleksibilitet për të punuar me ndërrime, fundjavë dhe pushime: në varësi të nevojave operacionale.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në emailin: hr@prishtinamall.com deri më datën 13 gusht 2025 duke cekur në subjekt titullin e pozitës për të cilën aplikojnë.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Të tjera
  • Data e përfundimit:

    13-08-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Shërbimit të Leximit/...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Kontrollës (Alb/Srb)

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Inxhiner përgjegjës - Hidoteknik...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë