TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR ANALIST/EKSPERT PËR ANALIZIMIN E PROCESIT TË LEGALIZIMIT DHE GJENDJES AKTUALE TË APLIKIMIT.
1.PËRSHKRIMI I NDËRHYRJES
1.1 Konteksti:
Normat e varfërisë në Kosovë janë në mënyrë disproporcionale të larta në mesin e grupeve të caktuara - veçanërisht fëmijët, familjet me kryefamiljare femra dhe komunitetet pakicë, duke përfshirë popullatën rome, ashkali dhe egjiptiane. Këto komunitete shpesh janë bllokuar në një rreth vicioz përjashtimi. Ata nuk i gëzojnë të drejtat e tyre dhe nuk kanë mundësi për mbrojtje adekuate sociale dhe akses në shërbime.
1.2 Qëllimi i përgjithshëm i projektit:
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë qasjen për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në buxhetim të përgjegjshëm dhe banim në të dy nivelet qendrore dhe lokale duke kontribuar në përmbushjen e zotimeve përkatëse të marra nga qeveria lokale dhe qendrore e Kosovës, në format e politikave të reformës sektoriale me fokus në strehimin dhe buxhetin, si dhe trajtimin e çështjes së kuotave të punësimit dhe bursave përmes komponentit buxhetor.
1.3 Korniza e projektit:
Projekti zbatohet në një partneritet të përbashkët midis OJQ ZËRI I ROMËVE, ASHKALINJËVE DHE EGJIPTIANËVE NË KOSOVË, SYRI I VIZIONIT, BALKAN SUNFLOWERS KOSOVA dhe RADC.
1.4 Objektivat specifike të projektit:
Procesi i legalizimit të shtëpive mbetet problem madhor në mbarë Kosovën dhe jo vetëm në mesin e komuniteteve pakicë por në mbarë Kosovën.
Projekti parashikon të punohet në avokimin e ndryshimit të legjislacionit me fokus të veçantë të romët, ashkalitë dhe egjiptianët sepse një numër i madh i këtyre familjeve nuk do të aplikojnë për legalizim i shtëpive per shkak të pengesave të ndryshme duke filluar nga dokumentet adekuate të shtëpisë e deri te pengesat e ndryshme familjare.
Projekti më konkretisht do të lobojë për të gjetur një alternativë që do të ndihmojë komunitetet pakicë të kenë akses më të lehtë në procesin e legalizimit.
Për të pasur një pasqyrë më të mirë të legalizimit të shtëpive në Kosovë, projekti do të bëjë një analizë të legalizimit në Kosovë me fokus të veçantë te romët, ashkalitë dhe egjiptianët, e cila do të lejojë lobim të mëtejshëm dhe do të hapë një pasqyrë më të madhe të problemit aktual të legalizimit. Analiza do të ndihmojë në lobimin për ndryshimin e akteve nënligjore.
2.METODOLOGJIA DHE PROCESI I ANALIZËS
Qasja e përgjithshme pritet të jetë një qasje e metodave të përziera, e bazuar kryesisht në metoda cilësore për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, por duke përdorur informata strategjike të të dhënave dhe metodave sasiore për të krijuar një bazë më të fortë të provave për:
Analisti/tja pritet të përdorë metoda të tilla si: analiza e ligjeve, akteve nënligjore, UA-ve, të dhënave ekzistuese statistikore, sondazhe, intervista me zyrtarë përgjegjës (në nivel qëndror dhe lokal) për procesin e legalizimit, intervista nëpërmjet telefonit apo takimeve virtuale, diskutime në fokus grupe ku duhet të përfshihen komunitet rom, ashkali dhe egjiptian, etj.
Një metodë tjetër e rekomanduar nga kompania/eksperti është gjithashtu e pranueshme.
3.PERGJEGJËSITË E ANALISTIT/TËS/KOMPANISË:
Analiza duhet të përfundohet më së largu deri me 16 Dhjetor 2022
4. DOKUMENTET E KËRKUARA
5. KUALIFIKIMI I KËRKUAR
OJQ Zëri I Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve në Kosovë, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Të gjithë aplikuesit e interesuar të dërgojnë dokumentet e kërkuara më lartë. Mos dorëzimi i plotë i dokumenteve, nënkupton që aplikimi i juaj nuk do të merret parasysh.
Dokumentet duhen dërguar vetëm përmes formës elektronik në e-mail adresë: info@vorae.org
Inkurajojmë gjininë femërore, personat me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarët e komuniteteve për të aplikuar.
Afati i aplikimit: 09.11.2022 deri me 16.11.2022 në ora 16.00.
Ju lutemi shkruani emrin e pozitës në Subjekt për vendin e pozitës në të cilin aplikoni.
Të keni parasyshë se vetëm kandidatët që hyjnë në listen e ngushtë do të kontaktohen.
Numri i pozitave:
1Lokacioni:
PrishtinëKategoritë:
OJQData e përfundimit:
16-11-2022