Zyrtar i Licencimit

Pozita: Zyrtar i Licencimit
Departamenti: Licencim dhe Standardizim
Divizioni: Licencimit
Niveli i gradës: 6
Raporton tek: Udhëheqësit të Divizionit të Licencimit/Drejtorit të DLS-së

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

  • Zbaton Manualetdhe Procedurat e Licencimit dhe të gjitha rregullat e brendshme të Departamentit;
  • Kontribuon në shqyrtimin, vlerësimin dhe analizimin e të gjitha aplikacioneve për licencim, në pajtim me kornizën ligjore në fuqi;
  • Shqyrton, vlerësondhe analizon, në rastet më të komplekse në bashkëpunim me Udhëheqësin e Divizionit të Licencimit apo Drejtorin e DLS-së, të gjitha kërkesat e të institucioneve financiare, të cilat i delegohen, në pajtim me kornizën ligjore në fuqi;
  • Kontribuon në analizimin e raporteve biografike dhe financiare të aksionarëve, drejtorëve dhe menaxhmentit të lartë të institucioneve financiare;
  • Përgatitë rekomandimet për aprovime/refuzime/revokime të kërkesave të deleguara drejtuar Udhëheqësit të Divizionit të Licencimit, Drejtorit të DLS-së dhe Bordit Ekzekutiv;
  • Shqyrton të gjitha kërkesat për hapje, zhvendosje dhe mbyllje të degëve dhe zyrave të institucioneve financiare;
  • Kontribuon në shqyrtimin e të gjitha kërkesavepër licencim/regjistrim të agjentëve/brokerave të institucioneve financiare;
  • Kryen ekzaminimet e para hapjesnë degët/zyrat e institucioneve financiare;
  • Mirëmban dosjet fizike dhe elektronike të institucioneve financiare duke përfshirë regjistrat për personat kyq (aksionarët, drejtorët dhe menaxherët e lartë), zyrat e institucioneve financiare, agjentët dhe brokerat e institucioneve financiare;
  • Kontribuon në draftimin e politikave, procedurave, manualeve të licencimit, rregulloreve, rregullave dhe udhëzimeve tjeratë institucioneve financiare, të deleguara;
  • Mbështet bashkëpunimin e nevojshëm me të gjitha palët relevante të Departamentit;
  • Kryen të gjitha detyrat tjera të cilat i caktohen nga Udhëheqësi i Divizioni i Licencimit dhe Drejtori i DLS-së.

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:

  • Diplomë bachelor në drejtimin; Juridik, Ekonomi, Financa dhe Kontabilitet;
  • Të ketë provojë punë tre (3) vite në financa, kontabilitet, apo në industrinë e sigurimeve.
  • Rrjedhshmëri në gjuhën shqipe dhe/ose serbe;
  • Njohje e gjuhës angleze e preferuar.

Tëgjithë kandidatët duhet të dërgojnëdokumentet e mëposhtme:

  • Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
  • Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
  • Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
  • Dëshmi mbi përvojëne punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente;
  • Raporti nga Trustii cili e dëshmon periudhën kohoretë përvojës së punës;
  • Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë;

Procedura e aplikimit:

  • Afati i fundit për aplikim është 04 tetor 2022.
  • Aplikimi mund të bëhetonline (https://hris.bqk-kos.org) përmesfaqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivittë BQK-së. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
  • Formën e aplikacionit mund ta shkarkonipërmes faqes zyrtare : www.bqk-kos.org
  • Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit do të kontaktohen.
Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Ligjore
  • Përvojë:

    1-2 vjet përvojë
  • Kualifikim:

    Niveli Master
  • Data e përfundimit:

    04-10-2022
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

GIZ
Legal Advisor

JOB VACANCYAs an international cooperation...

4 Ditë Prishtinë
Trainkos Sh.A
Menaxher i Sektorit të Kontabili...

Email: apliko.trainkos@trainkos.com

6 Ditë Fushë Kos...