FTESE PER OFERTE
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Fëmijëve janë të interesuar për: Hapësirë/ Sallë dhe akomodim për organizimin e aktiviteteve për ngritje të kapaciteteve të profesionistëve të parapara në kuadër të projektit regjional “Fuqizimi dhe aftësimi të rinjëve përmes mundësive të reja – YEEP2”, projekt ky i cili zbatohet në Maqedoninë Veriore, Shqipëri,
Bosne dhe Hercegovinë, Serbi dhe në Kosovë nga SOS Fshatrate Fëmijëve Kosovë, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimor - BMZ dhe Fondit Hermann Gmeiner Gjermani –HGFD dhe ka për qëllim të permirësojë mundësitëpër punësim dhe pjesëmarrje aktive të të rinjëve në rrezik në tregun e punës.
Aktivitetet planifikohet të organizohen në qytetin e Pejës ose Bogë gjatë periudhës së implementimit të projektit: Nëntor 2023 deri Nëntor 2026. Gjatë kësaj periudhe kohore do të organizohen përafërsisht 16 aktivitete/ trajnime/ punëtori me akomodim me rreth 25 pjesëmarrës
Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:
Për punëtoritë në fjalë duhet të përfshihen:
- Akomodimi me mëngjesnë dhoma teke
- 3 shishe ujë dhe 3 kafe gjatë punëtorisë
- Dreka (supë, sallatë, pjatë kryesore, ëmbësirë) me një pije jo alkoolike
- Darka (supë, sallatë, pjatë kryesore, ëmbësirë) me një pije jo alkoolike
- Salla për punëtori me hapësirë të mjaftueshme për punë dhe aktivitete për përafërsisht 25 pjesëmarrës, të ketë projector, tabelë flipchart, lidhje stabile interneti, mundësi printimi. Salla duhet të jetë e klimatizuar dhe të ketë ndriqim dhe qetësi
Oferta financiare duhet të jetë e specifikuar me cmime të ndara për:
- Akomodimi me mëngjes për person
- Dreka me një pije jo alkoolike për person (të bashkangjitet menyja)
- Darka me njëpije jo alkoolike për person (të bashkangjitet menyja)
- 1 Kafe
- 1 Shishe evogël ujë
- 1 Caj
- 1 pije jo alkoolike
- Salla për një ditë pune
Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:
- Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
- Çmimet duhet të kuotohen në euro pa TVSH
- Çmimet për njësi sipas specifikacionit
- Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo me logo zyrtare
Oferta juaj duhet të jetë e vlefshme 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë
Ofertuesi i përzgjedhur duhet të paraqesë Vërtetimin Tatimor
Kriteret për përzgjedhje:
- Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës sonë;
- Pas plotësimit të kritereve të lartë përmendura , çmimi më i lirë.
Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datën: 16.11.2023 në email adresën: procurement1@soskosova.org