Analist/e Kreditor
Institucioni Financiar Jo Bankar Lesna sh.a. Pejë, Ferizaj, Gjakovë, Prishtinë

Konkurs për vend pune

Institucioni Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. fton të gjithë të interesuarit të cilët janë të motivuar në arritjen e rezultateve në fushën e kredisë që të aplikojnë për pozitën në vijim.

Pozita: Analist/e Kreditor
Vendi: Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Gjakovë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Të identifikojë klientët potencial për kredi përmes promovimit të ofertës kreditore;
  • Të kryen analizën financiare dhe bënë vlerësimin e kapacitetit financiar të klientëve;
  • Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
  • Të mbledh, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Të ndërtojë portfolio dhe bazën e klientëve;
  • Te vlerësojë riskun e kredisë;
  • Të përgatitë prezantimin përpara Komitetit Kreditor;
  • Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit;
  • Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë;
  • Të prezantojë Institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e tij;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas nevojave në Departament të Kredive dhe në Institucion;

Kualifikimet

  • Diplomë universiteti në ekonomi ose drejtime të tjera;
  • Përvojë e punës në Institucione Financiare;
  • Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
  • Njohuri të përgjithshme të sistemit bankar;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohja e gjuhës angleze përparësi;
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të punës në ekip;


Si të aplikoni?
Aplikimi në Institucionin Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. bëhet përmes postës elektronike, duke dërguar CV-në tuaj, dokumentet mbi kualifikimet si dhe një letër motivuese, në e-mail: info@lesnaif.com , duke cekur në subjekt titullin e pozitës për të cilën aplikoni. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë.

Afati i fundit për aplikim: 16/10/2023

Job Information
  • Numri i pozitave:

    4
  • Lokacioni:

    Pejë, Ferizaj, Gjakovë, Prishtinë
  • Kategoritë:

    Bankë
  • Data e përfundimit:

    16-10-2023
///