TERMI I REFERENCËS (TOR) PËR KUOTIME PËR REALIZIMIN E PUNËVE NDËRTIMORE PËR NDËRTIMIN E NJË OBJEKTIT BANESOR NË FUSHË KOSOVË
| Prishtinë, 2024 |
Informacion i përgjithshëm:
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jo fitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
Objektivi i përgjithshëm për projektin e Drejtësisë Sociale eshte “Një shoqërie multietnike dhe multikulturore në Kosovë, ku romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen si të barabartë nga shteti dhe shoqëria, kane qasje në të njëjtat mundësi dhe sherbime si të gjithë të tjerët, dhe dijnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë të autorizuar t'i ushtrojnë ato të drejta”.
Vizioni i ketij projekti është një Kosovë ku burrat dhe gratë romë, ashkali dhe egjiptianë kanë një vend pune të denjitetshem si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke punuar me dinjitet për të siguruar te ardhura per familjet e tyre, kanë qasje dhe përdorin infrastrukturën publike cilësore dhe ku shërbimet janë të disponueshme dhe të casshme në nivel lokal; një Kosovë ku si rezultatet shëndetësor e ashtu edhe jetëgjatësia e pjesetareve te
komuniteteve janë duke u përmirësuar dhe një Kosovë ku gratë rome, ashkali dhe egjiptiane janë më pak të shtypura dhe të nën-përfaqësuara në arsim dhe punësim dhe në sferat e tjera të jetës janë më të fuqizuara.
2. Arsyetimi i thirrjës:
Programi i banimit i cili eshte duke u implementuar nga organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve ne bashkëpunim me Komunën e Fushë Kosovës, ka për synim të punojë në riorganizimin e lagjeve 028 dhe 029, duke i bashkuar parcelat dhe transformuar ato në lagje urbane me standarde banimi me ndërtime të ulta, të mesme dhe të larta. Në këto objekte do të mund të sistemohen familjet aktuale dhe do të sigurohen hapësirat e gjelbërta, rekreative, kënde për lojëra të fëmijëve, qe të gjitha këto në harmoni me planet urbane e zhvillimore komunale dhe në harmoni me legjislacionin në fuqi. Synimi i programit është që në fushën e banimit të mundohet të sjellë koncepte inovatore për strehim të përballueshëm-zgjidhje ndërtimi, hartimin e politikave për banim, pilotimin e transformimit dhe promovimin në nivelin qendror dhe lokal. Nëpërmjet avokimit, programi i banimit do të mundohet të ndikojë në lehtësimin e procedurave lokale për regjsitrimin e pronave individuale dhe formalizimin e vendbanimeve jo formale përfshirë planifikimin kadastral.
3. Objektivat specifike:
Ndërtimi i objektit banesor me etazhitet P+1, me sipërfaqe 440m2 në Fushë Kosovë nga kompanitë e mbështetura gjatë fazës së parë të projektiti “Drejtësia Sociale për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian - Faza II”. Objekti do të ndërtohet në lagjen 029 i bazuar në projektin ideortë hartuar nga organizata “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” në bashkëpunim të ngushtë me SKAT (Swiss Resouse Centre and Consultancies for Development). Në këtë objekt banesor, parashihen të akomodohen familjet aktuale dhe jo vetëm, dhe të sigurohen hapësira të gjelbra sipas standardeve të përcaktuara.
4. Burimet/rolet dhe përgjegjësitë kryesore
Ofertuesi duhet të ofrojë cmimet për punët e kërkuara ndërtimore sipas cmimeve aktuale të tregut duke përfshirë edhe pajisjet apo veglat e punës të cilat do të përdoren nga fillimi I ndërtimit të objektit banesor deri në përfundim, si dhe përgaditjen e vend-punishtës sipas rregullave ndërtimore.
Punëmarrësi do të jetë përgjegjës:
5. Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
6. Kushtet për aplikim:
Oferta duhet të ketë të përfshirë çmimet bruto.
7. Kushte të përgjithshme:
OJQ Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve në Kosovë, inkurajon kompanitë të përfaqësuara nga komunietet ashkali, rom, dhe egjiptian, ato të mbështetura nga organizata gjatë fazës së parë të projektit , që të aplikojnë në këtë thirrje të brendshme.
Shkarko dokumuntin KËTU.
8. Mënyra e aplikimit:
Dokumentacionet e kërkuara në thirrje si dhe oferta financiare duhet të sjellen fizikisht në zyret e organziatës Voice of Roma, Ashkali and Egyptians, në rrugën Ali Pashë Tepelena, Aktash, p.n, Prishtinë, 10000, deri me datën 10 Qershor në ora 16:00.
Numri i pozitave:
1Lokacioni:
Fushë KosovëKategoritë:
Të tjeraData e përfundimit:
10-06-2024Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...