Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore ( të noterizuara) ;
Letërmotivimin;
CV Personale ;
Dokumnet identifikimi;
Kopjet e dëshmisë së punësimit;
Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit (nëse ka) ;
Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.
Formulari i aplikimit (merret në Institucion Parashkollor ‘Botanika”, Rr.Sokol Sopi, nr 74, lagjia Mati II).
Kërkesat e përgjithshme formale:
Arsimimi i kërkuar për Edukatore/Moter edukatore (0-3 vjeç):
Fakulteti i Edukimit-Programi Edukimi dhe Zhvillimi në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç. • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi infermiere edukatore;
Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi i pediatrisë;
Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi mami;
Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme;
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Edukatore/Motër edukatore
Të realizojë planprogramin edukativ për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore të cilat rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e saj/tij të punës;
Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin edukativ 0-3 dhe 3-6 vjeç;
Të zbatojë metodologjitë educative në përputhje me udhëzimet e planprogramit;
Të mos kërkojë apo pranojë udhëzimet lidhur me kryerjen e detyrave përveç Drejtoreshës Ekzekutive të Institucionit Parashkollor “Botanika”;
Të mos e shfrytëzojë pozitën e punës për interesa private dhe në dobi të ndonjë pale të tretë, përfshirë edhe familjen, shoqërinë apo edhe miqësinë e tij/saj;
Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës, përfshirë ruajtjen e informative (nëse nuk janë publike), të cilat lidhen me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej tij/saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave apo autorizimit nga Drejtoresha Ekzekutive të Institucionit Parashkollor “Botanika”;
Të mbajë orën e kujdestarisë dhe kujdestarine ditore;
E punësuara është i obliguar të respektojë kodin e veshjes dhe të sjelljes së përcaktuar me rregulloren e brendshme të I.P.” Botanika” dhe akteve të tjera nënligjore;
E punësuara nuk do të kryejë punë apo detyrë tjetër me orar të plotë, nëse puna e tillë bie ndesh me aktet e tjera nënligjorepa pëlqimin paraprak me shkrim nga Drejtoresha Ekzekutive të I.P.”Botanika”;
Puna të monitorohet dhe vlerësohet mbi bazën e rezultateve të arritura të fëmijëve sipas procedurave profesionale;
Punë dhe detyra të tjera shtesë të caktuara nga Drejtoresha Ekzekutive e I.P.”Botanika” dhe detyra të përcaktuara në legjislacioni në fuqi të arsimit parauniversitar;
Kërkesat e përgjithshme formale:
Arsimimi i kërkuar për Psikologe:
1. Të ketë të përfunduar studimet e Psikologjisë së përgjithshme /këshillimit;
2. Të ketë përvojë/praktikë pune me fëmijët, prindërit.;
Përparësi: Studimet Master/ trajnime të fushës;
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e Psikologës:
Të aplikojë metodat observuese në baza ditore;
Të evidentojë zhvillimin psikologjik të fëmijëve krahas moshës biologjike;
Të identifikojë nevojat e hershme për intervenim/mbështëtje edukative-psikologjike;
Të udhëzojë stafin e punës sipas nevojave që paraqiten në fushën psikologjike;
Të mbajë konsulta me prindër varësisht nga nevoja;
Të hartojë plane udhëzues/këshillues për stafin mbështetës/asistente;
Të dokumentojë punën e bërë çdo tre (3) muaj tek drejtoresha;
Të ndërtojë komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë psikolog-koordinatore e cilësisë edukatore në mënyrë që udhëzimet të realizohen vazhdimisht.
Afati dhe mënyra e aplikimit:
Konkursi është i hapur prej datës 30.01.2025 - 13.02. 2025.
Aplikacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 09:00 - 15:00
Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohen në Institucionin Parashkollor “Botanika”në Mati II, Prishtinë, ose e-mail adresën: kopshti.botanikaa@gmail.com .
Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.