Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Mitrovicë shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit : Grupi i administrimit të përgjithshëm - Arsim i Lartë
Fusha e studimit: Arsim i lartë i paspecifikuar
Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit: Komuna Mitrovicë
Nr. i Referencës: RN00017700
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit : 25.04.2025
Afati për aplikim: 26.04.2025 - 25.05.2025
Pozitat aktualisht të lira
Nr
Institucioni
Organizata / Vendi i punës
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Paga\ Koeficienti
Nr. i kërkuar
1
Komuna Mitrovicë
Qendra për Shërbime të Qytetarëve / Qendrapër Shërbime me Qytetarë
Zyrtar për Shërbim me Qytetarë
Profesional 3
GJ35-5.50
3
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
Zhvillon dhe arrinpelqimin për planine punës dhe afatet me mbikqyrësin për zbatimin e detyrave të punës lidhur me shërbimet të cilat i ofrohen qyetareve;
Komunikon dhe informonqytetaret lidhur me shërbimet që ofrojn sektorete institucionit dhe menyren e realizimit e kerkesave të tyre për shërbime;
Përgadit formular të ndryshëm lidhurme shërbimet që i ofroninstitucioni dhe i ve në dispozicion të qytetarve për realizimin e kerkesave të tyre;
Siguron komunikimin, korrespodencë në mes të qytetarve dhe zyrtarve të sektorit përkatëstë institucionit lidhur me kerkesat dhe parashtresat tjera të qytetarve;
Ofron udhëzime, këshilladhe plotësimin e formularëve të ndryshëm, si dhe dokumentat të cilat nevoiten për marrjen e një shërbimi nga sektori përkatës i institucioinit;
Përgadit broshura dhe materiale tjerainformative lidhur me përgjegjësit e organeve të institucionit dhe shërbimeve që ofrojn këto organe;
Pranon, i skanon dhe regjistron në sistem kërkesat dhe parashtresat tjera të qytetarve dhe i adreson tek drejtoritë ose sektoretpërkatës për procedimdhe ofrim të shërbimit i cili kerkohetnga qytetaret;
Kryen edhe detyratjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohennë mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) - Arsim i lartë i paspecifikuar;
Kërkesat specifike: Nuk kërkohet;
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
Njohuri bazike profesionale dhe mbështetëse specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike.
Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikatoperative me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar.
Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar.
Aftësi për të punuar me vetë iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara.
Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënëudhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët.
Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).
Dokumentet që duhettë dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomaështë fituar jashtëvendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcaktonpozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtettjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
Certifikatë mbi dënimet penaleorigjinale e lëshuarnga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 09/06/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne
origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen