Diakonie Kosova (DiaKos) OJQ – shpall konkurs:
Pozita: Projekt Koordinator/e (1 pozitë)
Vendi i punës: QenderRinore-Mitrovicë e Jugut.
Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:
- Udhëheq dhe menaxhon me resurset humane të Projektit.
- Organizon, menaxhon dhe monitoron aktivitet e Projektit duke siguruar efikasitet në punë si dhe në përputhje me politikat e organizatës.
- Harton planifikimin financiar (buxhetin) ne koordinim me departamentin e financave.
- Është përgjegjëspër realizimin e planit vjetor të punës,në bashkëpunim me stafin përgjegjës.
- Aplikon për fonde,grante, EU, Ministri, Donatorë etj.
- Është përgjegjës për bashkëpunim me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm.
- Është përgjegjës në angazhimine mikëpritjës kur ka të bëjë me vizita, qoftë nga Donatorët apo vizitor tjerë (si psh: Ambasada, pjesëtarëtë KFOR-it etj).
- Kujdeset mbi promovimin, marketingun e punës në OJQ, me qëllim të njoftimit të publikut lidhur me aktivitetet e qendrës.
- Prezanton dhe siguron implementimin e aktiviteteve dhe strategjive afatmesmedhe afatgjate.
- Detyra të tjera të caktuara nga punëdhënësi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universitare /Shkenca Sociale(ose të ngjajshme):
- Përvoja e punës relevanteështë përparësi;
- Njohja e gjuhës angleze është obligative, gjuha gjermane është përparësi.
- Aftësi të mira të komunikimit dhe ndërpersonale;
- Aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse;
- Aftësi kompjuterike;
- Të jetë fleksibil në orar të punës;
- Patent Shoferi;
- Të mos jetë nën hetime (të paraqes dëshmi nga Gjykata).
Diakonie Kosova (DiaKos) ofron mundësitë barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar nga të gjitha komunitetet e Kosovës.
Të interësuarit duhet të dërgojnë CV me foto, letër motivuese, dokumente të tjera mbështetëse (diploma, certifikata trajnimi, referenca, dëshmisë nuk është nën hetime).
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen! Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Afati i fundit për aplikim është deri më 16.07.2023.
Aplikacionet mund t’i dorëzonipersonalisht në rrugën “Andrea Alleshi”
- te Rampa në Mitrovicë, apo në adresën elektronike: burimenjerezore@diakoniekosova.org.