Islamic Relief Kosova
Njoftim për Furnizim me: Motokultivatorë, Serra 100 m², Serra 500 m², Pula, Mëshqerra dhe Panele Solare.
Data e përgatitjes së njoftimit: 07/04/2023
T-09/2023, T-10/2023, T-11/2023, T-12/2023, T-13/2023, T-14/2023.
Detajet për kontakt:
Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagjja Katër Llullat | ||
Qyteti: Prishtinë | Kodi postar: 10000 | Vendi: Prishtinë |
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova | Telefoni: 038/232-431 Mobil:+38344239349 Email: procurement@ir-rks.org |
Përshkrimi
Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, bujqësi, blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.
Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimorë është projekti që ka për qëllim blerjen e motokultivatorëve, serrave, pulave, mëshqerrave dhe paneleve solare per perfituesit e projektit “Forcimi i ekonomisë rurale dhe mundësitë e gjenerimit të të ardhurave” duke përfshirë 6 Komuna të Kosovës bashkë me të gjitha fshatrat e tyre. Islamic Relief Kosova do të bëjë implementimin e projektit.
Implementimi i projektit bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.
Të gjithë operatorët ekonomik që janë të interesuar për aplikim për tenderin:
T-09/2023 – Furnizim me Motokultivatorë;
T-10/2023 – Furnizim me Serra 100 m²;
T-11/2023 – Furnizim me Serra 500 m²;
T-12/2023 – Furnizim me pula;
T-13/2023 – Furnizim me mëshqerra;
T-14/2023 -- Furnizim me Panele Solare;
Dosjet e tenderit, kuotimi financiar dhe dokumentet e tenderit mund ti kërkoni nga data 7 Prill deri me 19 Prill përmes Email: procurement@ir-rks.org, ose në zyrën e Islamic Relief Kosova, rruga Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë. IR Kosova respekton kalendarin e festave andaj dokumentet duhet të kërkohen gjatë ditëve zyrtare të punës, nga ora 09:00 – 15:00.
Vërejtje: Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull ne baze te ofertes per tenderin te ofroni duke i sjellur ato në adresën: rruga Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.
Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj çdo thyerje të procedurave si me poshtë:
- Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
- Kodi i Sjelljes.
- Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerabël (përfituesëve) të IRK-së.
Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 20/04/2023 në ora 14:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.