Merchandiser
Fluidi Group Prizren

KONKURS PUNE

Titulli i Pozitës: Merchandiser
Lokacioni: Prizeren
Data e hapjes: 10.09.2024
Data e mbylljes: 27.09.2024

Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:

  • Rregullimi dhe prezantimi i produkteve në pikat e shitjes sipas standardeve të kompanisë.
  • Kontrollimi dhe mirëmbajtja e stokut të produkteve në raftet e shitjes.
  • Monitorimi dhe mbajtja e evidencës për porositë dhe inventarin.
  • Bashkëpunimi me menaxherët e dyqaneve dhe ekipin e shitjeve për përmirësimin e prezantimit të produkteve.
  • Sigurimi që produktet të jenë të vendosura në pozita strategjike për të rritur shitjet.
  • Raportimi i të dhënave të shitjeve dhe performancës në terren.

Kualifikimet e kërkuara:

  1. Përvoja e punës: Minimum një (1) vit përvojë në një rol të ngjashëm, preferohet në sektorin e shitjës-prezantimit.
  2. Edukimi: Shkolla e mesme e përfunduar; diplomë e lartë përparësi.
  3. Aftësitë:
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me ekip.
  • Njohuri në përdorimin e aplikacioneve bazë të teknologjisë për raportim.
  • Aftësi për të menaxhuar kohën dhe për të zgjidhur problemet në mënyrë efektive.

Inkurajojmë të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet e cekura më lart të aplikojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: endrit@fluidigroup.com ose kontaktoni ne numrin +38349265111. Në subjektin e email-it, ju lutem specifikoni "Merchandiser". Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prizren
  • Kategoritë:

    Merchandiser
  • Data e përfundimit:

    27-09-2024
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

Agna Kosova
Merchandiser

Dëshironi të bëheni pjesë e kompanisë lide...

5 Ditë Prishtinë
Koral Corporation
Agjent – Merchandiser ne terenin...

Koral Corporation, shpk. Fushë Kosovë, rru...

Ka skaduar Gjakovë
RC COLA - Royal Beverage LLC
Merchandiser/e

PËRSHRIM I VENDIT TË PUNËSPozita: ...

9 Ditë Drenas