Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Gjilan shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Grupi i inxhinierisë mekanike
Fusha e studimit: Prodhimtari dhe Inxhinieri Industriale me Menaxhment, Termoenergjetikë dhe Energji të Ripërtëritshme, Dizajn Inxhinierik dhe Automjete, Komunikacion dhe Transport, Mekatronikë
Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit: Komuna Gjilan
Nr. i Referencës: RN00018269
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 18.07.2025
Afati për aplikim" 19.07.2025 - 17.08.2025
Pozitat aktualisht të lira
Nr
Institucioni
Organizata / Vendi i punës
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Paga\ Koeficienti
Nr. i kërkuar
1
Komuna Gjilan
Drejtoria e Inspeksionit / Gjilan
Inspektor i Komunikacionit
Profesional 1
GJ19
1
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton planin e punës së inspektimit në fushën e komunikacionit;
Mbikëqyr zbatimin e dispozitave ligjore nga lëmi i komunikacionit rrugor;
Inspekton qarkullimin publikrrugor;
Sipas nevojës, vlerëson, menaxhon dhe mbikëqyre kontratat e Komunëssë Gjilan-it, si dhe merr pjesë në komisione adekuate;
Inspekton dhe kontrollon automjetet që ushtrojnë veprimtari shërbyese (taksi), stacionin e autobusëve, lejete punës, kontratat, dokumentet e transportit dhe dokumentet tjeraqë kanë të bëjnë me punën dhe veprimtarinë e ndërmarrjeve;
Kujdeset për organizimin dhe mbarëvajtjen e rregullt të transportit rrugorbrenda territorit të komunës;
Ndalon punën e transportueseve ilegal;
Kontrollon transportin e mallrave të rrezikshme;
Aplikon fletëparaqitje për kundërvajtje;
Raporton në baza të rregullta periodike dhe sipas nevojës;
Lëshon vendime, urdhëresa dhe ndalesa të përkohshme sipas dispozitave ligjore;
Propozon masat e sigurisë për konfiskimin e automjeteve;
Kryen edhe detyratjera në fushënprofesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret, të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë;
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Fakulteti Prodhimtari dhe Inxhinieri Industriale me Menaxhment, Termoenergjetikë dhe Energji të Ripërtëritshme, Dizajn Inxhinierik dhe Automjete, Komunikacion dhe Transport, Mekatronikë.
Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojëpune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
Njohuri të gjëratë fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulimtë rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomaështë fituar jashtëvendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcaktonpozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtettjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Deshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik(Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 01/09/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen