Specialist në Departamentin e Dëmeve Materiale

Kompania e Sigurimeve

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.

shpall

KONKURS PUNE

Titulli: Specialist në Departamentin e Dëmeve Materiale– (1) pozitë e lirë

Detyrat kryesore:

  • Plotësimi i procesverbalit të akt-ekspertimit të dëmit,
  • Fotografimi i mjetit të dëmtuar,
  • Inspektimi dhe riinspektimi i mjetit në servis,
  • Vlerësimi dhe trajtimi i dëmit material,
  • Komunikimi me palë;
  • Punë dhe detyra tjera specifike të punës në të cilat mund të angazhohet sipas kërkesës së udhëheqësit të sektorit të dëmeve ose të mbikëqyrësit direkt.

Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore

Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

  • Përgatitja e lartë arsimore (diplomë universitare në fakultetin inxhinierisë ose në vitin e fundit të studimeve);
  • Përvojë pune së paku 1 vit ( e preferueshme);
  • Njohje e shkëlqyeshme e komunikimit në gjuhën angleze (në të folur dhe të shkruar e preferueshme);
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të jenë të përkushtuar dhe dinamik.

Të gjithë kandidatët/et përveç kushteve të veçanta, duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:

  • Të kenë aftësi të mira komunikimi;
  • Të jenë të aftë për punë në ekip dhe për punë në terren;
  • Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues;

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV me fotografi,
  • Diploma, certifikime dhe trajnime relevante,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës,
  • Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual (e rekomandueshme).

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: hr@uniqa-ks.com dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Specialist në Departamentin e Dëmeve Materiale”

Konkursi është i hapur deri me datën 06.03.2024.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë banorët me qëndrim në Kosovë.

Vetëm kandidatët në e përzgjedhur në bazë të CV do të ftohen në intervistë.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Të tjera
  • Data e përfundimit:

    06-03-2024
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Shërbimit të Leximit/...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Kontrollës (Alb/Srb)

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Inxhiner përgjegjës - Hidoteknik...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë