Zyrtar për Siguri të Informacionit

Shield Recruitment & HR kërkon Zyrtar për Siguri të Informacionit (një vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zbaton, planifikon dhe administron aktivitetet në lidhje me sigurinë e sistemit informativ të Bankës;
  • Kryen vlerësime te rrezikut për te identifikuar rreziqet ne vazhdimësi që kanosin sigurinë e informacionit dhe rrjedhjen e të dhënave;
  • Kryen vlerësimin e kontrolleve të rregullta të sigurisë dhe vlerëson rezultatet e vlerësimit të rrezikut.
  • Zhvillon strategjinë e sigurisë së informacionit në bashkëpunim me mbikëqyrësin direkt;
  • Menaxhon sistemet mbrojtëse (detektive dhe preventive) duke konfiguruar rregullat dhe njoftime elektronike.
  • Ndihmon në zhvillimin dhe implementimin e strategjisë te sigurisë së informacionit në bashkëpunim me mbikëqyrësin direkt.
  • Ndihmon në implementimin dhe mirëmbajtën e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë të Informacionit (ang. ISMS) te bankës.
  • Ndihmon në adaptimin dhe zbatimin e praktikave ndërkombëtare si ISO 27001.
  • Zhvillon dhe ekzekuton planet për adresuar/minimizuar rreziqet e vazhdueshëm që kanosin sigurinë e informacionit.
  • Ndihmon në krijimin e materialeve sensibilizuese dhe programeve trajnuese për sigurinë e informacionit për të rritur ndërgjegjësimin tek punonjësit e bankës.
  • Harton, implementon, dhe rishikon politikat, procedurt, dhe manualet e sigurisë së informacionit.
  • Kryen vlerësime te sigurisë te informacionit të palëve të treta dhe siguron se furnitorët zbatojnë kontrollet e sigurisë ne përputhje me politikat dhe procedurat e bankës
  • Vepron ndaj incidenteve të sigurisë të informacionit duke identifikuar dhe ekzekutuar veprimet e duhura ndaj çështjeve që paraqesin rrezik për sigurinë e informacionit.

Kualifikimet:

  • Fakulteti Teknik apo Shkencat kompjuterike apo te ngjashme;
  • Së paku një (1) vit përvojë pune në lëmin sigurisë se informacionit (në mungesë të përvojës të punës, certifikimet adekuate në fushën e sigurisë të informacionit do të merren parasysh si zëvendësim të kërkesës për përvojë pune).
  • Kuptimi i teknologjive aktuale dhe trendeve në fushën e sigurisë kibernetike
  • Njohja e Gjuhës Angleze

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 22 Prill 2025 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Teknologji Informative - ICT
  • Data e përfundimit:

    22-04-2025
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

IT Engineers
Specialist për Dokumentimin e Si...

IT Engineers shpall konkurs për pozitën “S...

6 Ditë Fushë Kos...