THIRRJE PËR APLIKIM
Promovimi i shërbimit të strehimit familjar në Kosovë
Lloji i shërbimit | Kompani për realizimin e shërbimeve për promovimin e strehimit familjar në Kosovë. |
Lokacioni | Kosovë |
Afafi kohor/periudha implementuese | 10 ditë punë |
Afati i fundit per aplikim | 04 Nëntor 2022 |
Për organizatën:
“Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror- OFAP” është organizatë kombëtare humanitare, me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror në Kosovë. Misioni i organizatës është që çdo fëmije të braktisur dhe pa kujdes prindëror t’i ofrohet një familje e përkohshme që të jetoj, të rritet dhe të ndjehet pjesë e saj e të ketë dashurinë që i nevojitet.
Bazuar në nevojat e identifikuara në Kosovë, organizata OFAP që nga viti 1999 (ish organizata AiBi) përkrahë, mbron dhe promovon të drejtat e fëmijëve në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia.
Vështrim i përgjithshëm i programit
Në kuadër të projektit “Specializimi i familjeve strehuese dhe përkrahje familjeve strehuese tek farefisi për të ofruar shtëpi të sigurta, të qëndrueshme dhe edukative për vajzat dhe djemtë e cenueshëm në nevojë për vendosje të qëndrueshme familjare” i financuar nga UNICEF, është planifikuar edhe promovimi i shërbimit të strehimit familjar për fëmijët pa përkujdesje prindërore (të braktisur pas lindjes, të abuzuar, të neglizhuar dhe fëmijët me aftësi të kufizuara) e në nevojë për vendosje të përkohëshme në familje strehuese të aprovuara nga qendrat për punës sociale (QPS) në Kosovë. Ndaj, në bashkëpunim të ngushtë me punonjësit socialë të QPS-ve dhe me familjet ekzistuese strehuese projekti do të organizojë aktivitete ndërgjegjësuese dhe vetëdijësuese për të promovuar shërbimin e strehimit familjar tek publiku i gjerë dhe për të rritur numrin e familjeve strehuese për t’u përkujdesur për fëmijët pa përkujdesje prindërore.
Qëllimi i shërbimit:
Përmes kësaj thirrje për aplikim, OFAP synon të identifikoj një kompani të kualifikuar dhe me përvojë, e cila do angazhohet në realizimin e shërbimeve për promovimin e strehimit familjar në Kosovë dhe ndërgjegjësimin dhe ngritjen e vetëdijes së publikut të gjerë rreth rëndësisë së strehimit familjar si shërbim i rëndesishëm dhe i nevojshëm për fëmijët pa përkujdes prindëror e në nevojë për përkujdesje të përkohëshme familjare.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Kompanisë
Nën mbikëqyrjen e përgjithshme të menaxhmentit të OFAP, kompania e përzgjedhur do të:
Njohuritë/Ekspertiza/Kapacitetet e Kompanisë
Aftësitë minimale që kërkohen nga kompania:
Kriteret e përzgjedhjes janë:
Kriteret | Pikët maksimale |
Kompania me njohuri dhe përvojë të mirë dhe të sukseshme në zhvillimin e fushatave vetëdijësuese. Kapacitetet e kompanisë (burimet nerëzore). Referencat e mëhershme në zhvillimin e fushatave të ngjashme | 40 |
Propozim i konceptit mbi metodologjinë e punës | 30 |
Çmimi i propozimit financiar | 30 |
Totali | 100 |
Kushtet e pagesës
Pagesa do të bëhet në dy instalmente; 50% e shumës totale do procesohen pas pranimit të draft materialeve për promovim dhe video incizimin, dhe instalmenti i fundit (50%) do bëhet pas përfundimit dhe finalizimit të ofrimit të shërbimit sipas kritereve të parapara dhe marrëveshjes së realizuar.
Në rast të performancës së pakënaqshme: OFAP rezervon të drejtën të ndalojë të gjithë ose një pjesë të pagesës nëse performanca është e pakënaqshme, nëse puna/rezultatet janë të paplota, nuk janë dorëzuar ose për mospërmbushje të afateve. Performanca e kontraktorit do të vlerësohet në bazë të grupit të treguesve standard si: nëse janë përmbushur të gjitha qëllimet e përshkruara në ToR, nëse afatet e përcaktuara nga ToR janë përmbushur, kompetenca teknike dhe profesionale e demonstruar, cilësia/sasia e punës dhe rezultatet, përgjegjësia, marrëdhëniet e punës dhe komunikimi.
Kohëzgjatja e kontratës
Ky aktivitet do duhet të realizohet deri ne mes te muajit dhjetor 2022.
Politikat për mbrojtjen e fëmijëve:
Si kusht për të hyrë në marrëdhënie pune, Kompania e përzgjedhur do duhet të nënshkruaj Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të OFAP dhe të respektojë termat dhe kushtet e saj.
OFAP ka një politikë të zero tolerancës ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual. Të gjithë punonjësit e OFAP dhe personeli i kontraktuar pritet të respektojnë standardet më të larta të sjelljes personale dhe profesionale në çdo kohë, dhe të ofrojnë ndihmë dhe shërbime humanitare në një mënyrë që respekton dhe nxit të drejtat e përfituesve dhe anëtarëve të tjerë të cenueshëm të komuniteteve lokale.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Aplikimi:
Të gjitha dokumentet e kërkuara në këtë ToR të dorëzohen në e-mail adresën: ofap.kosova@hotmail.com, jo më larg se me datë 04/11/2022 deri në ora 16:00.
*Vetëm kompanitë e përzgjedhura në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Në mungesë të aplikacioneve të përshtatshme, OFAP mban të drejtën që të mos përzgjedh asnjë nga kompani/organizatë aplikante.
Numri i pozitave:
1Lokacioni:
PrishtinëKategoritë:
Ftesa për TenderData e përfundimit:
04-11-2022Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.
Dokumentet e tenderit mund të merren nëpër...