Zyrtar për NJKT dhe PPP/FT

Shield Recruitment & HR kërkon një Zyrtar për NJKT dhe PPP/FT (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës/e për monitorimin dhe implementimin e Politikave dhe Procedurave të brendshme për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
  • Përgjegjëse për përgatitjen dhe kontrollimin e kërkesave ndaj palëve të treta;
  • Kujdeset për raportim të rregullt dhe në kohë sipas Ligjit 05/L-096, duke qenë përgjegjës për përgatitje dhe dërgim të raporteve në para të gatshme në shumat e përcaktuara me ligj në NjIF si dhe raportet tjera;
  • Përdor sistemet e bankës për monitorimin e klientëve (AML Moduli, WorldCheck, CIF);
  • Përmbush kërkesat për informata nga BQK, NjIF, Gjykata, Policia e Kosovës, AKI;
  • Monitoron transaksionet ditore dhe mbledhë informata për transaksionet dyshimta dhe jo të rregullta, asiston në analizat e tyre dhe evidenton, transaksionet e dyshimta të raportuara në NjIF;
  • Këshillon degët dhe punonjësit mbi hapjen e llogarive të klientëve dhe klasifikimin e tyre në bazë të rrezikshmërisë;
  • Viziton degët për të parë punët operacione a po kryhet sipas procedurave për PPP/FT;
  • Këshillon punonjësit mbi përdorimin e CIF-it;
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen dhe sistemimin/fajllimin e dokumenteve përkatëse në baza ditore;
  • Raportim me kohë i incidenteve eventuale të riskut operacional konform procedurave në fuqi;
  • Raporton Departamentin përkatës në rast të dyshimeve/zbulimeve lidhur me ndonjë parregullsi që mund të ndodhin në lidhje me proceset e punës apo mos zbatimin e politikave dhe procedurave;
  • Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankën Ekonomike.
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;

Kualifikimet;

  • Fakulteti Juridik ose Ekonomik;
  • Mbi 1 vit përvojë pune në institucione financiare;
  • Njohuri në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
  • Preferohet përvoja e punës në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
  • Njohja e mirë e Gjuhës Angleze ;
  • Njohja e punës me kompjuterë;
  • Aftësi të komunikimit;
  • Aftësi analitike.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: recruitment@shieldbrokers.com ose mund të plotësohen direkt në Web faqen e Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 25/10/2023 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Ligjore
  • Data e përfundimit:

    25-10-2023
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

GIZ
Legal Advisor

JOB VACANCYAs an international cooperation...

4 Ditë Prishtinë
Trainkos Sh.A
Menaxher i Sektorit të Kontabili...

Email: apliko.trainkos@trainkos.com

6 Ditë Fushë Kos...