Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
JUMBO – Kid Zone Kosova Sh.P.K. eshte pjese e Grupit BALFIN. Kid Zone Kosova sh.p.k eshte operatori ekskluziv i dyqaneve Jumbo ne Shqiperi, Kosove, Bosnje Herzegovine dhe Mal i Zi.
Aktiviteti kryesor i kompanise eshte shprendarja e lodrave per femije, produkte per foshnje, kancelari, produkte sezonale dhe shtepi.
JUMBO Kosova shpalle konkurs per:
Pozicioni: Zevendes Menaxher/e Dyqani
Banda: 3
Departamenti: Retail
Vendodhja: Ferizaj
PERMBLEDHJE E POZICIONIT:
Nje Zevendes Menaxher Dyqani eshte pergjegjes per menaxhimin dhe koordinimin e te gjithe proceseve operacionale dhe vendimarrjen ne dyqan gjate kohes kur eshte ne dyqan.
Ai kujdeset per aplikimin korrekt te standarteve te kompanise, optimizimin e shitjes, rritjen e rendimentit te njesise qe ai drejton. Monitoron ne menyre te vazhdueshme te gjithe punet e departamenteve te dyqanit si kasat, magazina, dhe marketi.
FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:
- Asiston Menaxherin e Dyqanit ne koordinimin dhe menaxhimin e detyrave te perditshme, duke i transmetuar informacione te supervizoreve te departamenteve te ndryshme dhe te paleve te interesuara;
- Asistimi ne monitorimin e perditshem te funksionimit te dyqanit, veprimtarive dhe zhvillimin e tij sipas qellimeve dhe procedurave te kompanise;
- Menaxhimi dhe motivimi i stafit per te rritur shitjet dhe per te siguruar rendiment;
- Monitorimi qe rezervat dhe furnizimet e duhura te jene ne dispozicion per shitje ne dyqan;
- Sigurimi i analizave rutine, periodike dhe sipas rastit mbi raportet e shitjeve, funksionimin e dyqanit dhe kujdesit ndaj klienteve;
- Kontrolli i porosive ditore;
- Menaxhimin e ankesave te klientit;
- Marrja me çeshtjet e stafit;
- Ndihmon ne kontrollimin e shpenzimeve operative mujore;
- Kujdeset per paraqitjen e brendshme dhe te jashtme te dyqanit;
- Monitorimi i konkurrences lokale dhe raportimi tek Manageri i Dyqanit;
- Koordinimi i departamentit te arkave, organizimi dhe shperndarja e parave;
- Kontrollon veprimet monetare te arkes se dyqanit dhe sigurohet qe ato te kryhen ne perputhje me standartet e kompanise dhe ne siguri absolute;
- Perpilon dhe pergatit raporte te ndryshme te kerkuara nga eprori ose nga departamentet e Zyrave Qendrore;
- Mban pergjegjesi per stokun e dyqanit dhe inventarin dhe merr masa korrigjuese, parandaluese per rezultate te kenaqshme;
- Respekton rregulloren e brendshme te kompanise, kujdeset per kodin e veshjes dhe sjelljes ne pune dhe monitoron punonjesit;
- Ne kuader te kujdesit ndaj klientit trajnon me perpikmeri punonjesit per praktikat e ndryshme te monitorimit si p.sh Mystery Shopper dhe merr masa operacionale dhe administrative, per te arritur dhe permiresuar rezultatet e duhura;
- Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizoret, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit;
- Monitoron stokun e dyqanit ne teresi si te marketit edhe te magazines duke u kujdesur per sigurine e produktit;
- Kontrollon dhe sigurohet qe ne dyqan cmimet gjithmone te jene te sakta dhe te implementuara bazuara ne standartet e Jumbo;
- Koordinon punen e punonjesve operacional, supervizoreve, merchandiserit, si dhe price specialist;
- Merr masa parandaluese dhe korrigjuese ne rast te mozbatimi ose keqinterpretimit te standarteve te kompanise nga ai dhe ekipi i tij;
- Raporton te eperori ne menyre periodike dhe kur i kerkohet problemet ne lidhje me produktin.
KERKESAT:
- Arsim i larte;
- Te pakten dy vite pervoje ne menaxhim (Retail perben avantazh);
- Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera;
- Njohja e paketes Microsoft Office ne nivel te avancuar.
AFTESI:
- Menaxhim Stresi;
- Aftesi organizative dhe drejtuese;
- Aftesi orientuese drejt cilesise dhe rendimentit;
- Aftesi monitoruese dhe motivuese;
- Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
- Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe pune ne grup;
- Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
- Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe;
- Aftesi per te krijuar besim te koleget dhe eperoret.
Menyra e aplikimit*: Ju lutem dergoni CV-ne tuaj ne email adresen: hr@jumbo-ks.com
Afati i dorezimit: 05.02.2023
SHENIM: Ky pershkrim i punes nuk eshte gjitheperfshires. Punonjesit mund te kryejne te tjera detyra ne lidhje me kete pozicion per sa kohe ato plotesojne nevojat e organizates/kompanise.
*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr. 03/L-172 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves, ne mbeshtetje te nenit 65 (1) te Kushtetutes se Republikes se Kosoves