Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Kamenicë shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Specialistë të Ekonomisë
Institucioni: Komuna Kamenicë
Nr. i Referencës: RN00011762
Kodi : RPC0005368
Data e njoftimit : 26.05.2023
Afati për aplikim : 16.06.2023 - 23.06.2023
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton planet e punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre;
Mbështetja në hartimin e planeve buxhetore vjetore të Komunës, koordinimi i punëve me zyrtarët përkatës brenda Komunës dhe Ministrisë përkatse për të siguruar që planet kompletohen me përpikëri dhe sipas afat;
Analizon dhe vlerëson propozimet buxhetore dhe bënë ekzaminimin e tyre duke shqyrtuar korrektësinë, saktësinë dhe tërësinë si dhe kontribuon në përgatitjen e buxhetit përfundimtar për njësinë buxhetore;
Ofron këshilla dhe udhëzime, përfshirë trajnime për stafin lidhur me përgatitjen dhe shpenzimin e buxhetitsi dhe politikat dhe procedurat financiare;
Monitoron shpenzimet e buxhetit gjatë gjithë vitit dhe rekomandon rialokimin e buxhetit kur është e nevojshme si dhe përgatitë raporte mbi shpenzimet buxhetore;
Siguron disponueshmërinë dhe alokimin e buxhetit në përputhje me procesin e fillimit të çdo aktivitetit dhe buxhetin e planifikuar;
Zhvillon dhe zbaton politikat, procedurat dhe praktikat financiare dhe operative të cilat lehtësojnë dhe mbështesin menaxhimin financiar;
Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;
Kërkesat e përgjithshme për pranim:
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale:
Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë Fakulteti Ekonomik (Pavarësisht nga Specializimi) më së paku 3 vite të studimeve,
Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase;
Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:
Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Pozitat aktualisht të lira:
Kodi
Nr. i Referencë s
Titulli i pozitës
Klasa e pozitës
Koeficienti
Institucioni
Organizata /
Vendi i punës
Nr. i kërkuar
RPC0004900
RN000112 64
Zyrtar për Buxhet dhe Financa 2
Profesional 2
7.5
Komuna
Kamenicë
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale / Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale
Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
Kopjet e dëshmisë së punësimit
Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit (vetem per nepunesit publik)
Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende (vetem per nepunesit publik)
Kandidatët që kanë mbarruar studimet jashtë shtetit të Republikës së Kosovë, e që konkurojnë për këtë pozitë duhet që diploma e tyre (grada universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Certifikata nga gjykata që nuk jeni nën hetime (jo më të vjetër se nga data e shpalljës së konkursit)
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:
Testimi me shkrim
Vlerësimi i biografisë
Intervistë
Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen:
Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike
Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen