Trajnim për Gratë në Biznes “Avancimi i njohurive financiare”

SHPALLJE

Trajnim për Gratë në Biznes

“Avancimi i njohurive financiare”

FKGK me mbështetje të Bankës Botërore përmes projektit “Fuqizimi i Sektorit Financiar” do të organizojë trajnimin për Gratë në Biznes të emëruar “Avancimi i njohurive financiare”.

Trajnimi është komponentë e “Dritares për Gratë në Biznes“ dhe ka për qëllim avancimin e njohurive financiare të cilat pritet t’i mbështesin gratë në biznes lidhur me njohuri më të zgjeruar për financat e biznesit të tyre.

Trajnimi ofrohet për të gjitha gratë që janë pronare apo bashkëpronare të një ndërmarrjeje të regjistruar në ARBK, si dhe atyre që mbajnë pozita menaxheriale në një ndërmarrje të regjistruar.

Trajnimi është një (1) ditor dhe ofrohet pa pagesë.

Trajnimet fillojnë prej muajit Shtator 2023, dhe do të realizohen gjatë gjithë vitit 2023, pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës.

Pas përfundimit të trajnimit do të organizohen edhe konsulenca grupore dhe pjesëmarrësit do të pajisen me mjetin “Business Help”, që do t’i ndihmojë në mirëmbajtjen e të dhënave të biznesit të tyre.

Për t’u bërë pjese e këtij trajnimi ju lutem të aplikoni në linkun në vijim:

https://fondikgk.org/trajnime/

Për informata shtesë, mund të kontaktoni:

Numri i telefonit: +383 (48) 765 222

Email: trajnime@fondikgk.org

Afati i fundit për aplikim është 15 shtator 2023.

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Krejt Kosovën
  • Kategoritë:

    Financa
  • Data e përfundimit:

    15-09-2023
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

AutoPasion
Operatore - Shites - Shofer&Maga...

Autopasion Shpk është kompani lider e shit...

12 Ditë Prishtinë
Gusto Cafe
Financier/e, Përgjegjës/e Ndërri...

Gusto Café - Shpall konkurs pune në këto P...

12 Ditë Prishtinë
Trainkos Sh.A
Menaxher i Sektorit të Kontabili...

Email: apliko.trainkos@trainkos.com

6 Ditë Fushë Kos...