Mirëmbajtës të shtëpisë
PRIVAT Prishtinë

Mirëmbajtëse e banesës

Rreth nesh: jemi një familje prej 4 anëtarësh (2 fëmijë) dhe kemi nevojë për një mirëmbajtëse të banesës.

Lokacioni është në Arbëri – Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë përfshijnë:

  • Pastrimi i përgjithshëm, me fshesë të rrymës, pluhura, largim të mbeturinave, pastrimi i dritareve, pastrimi i dyshemeve, larja e enëve, pastrimi dhe hekurosja e rrobave, ndërrimi i mbulesave dhe rregullimi i shtretërve, pastrimi i banjave.
  • Kujdesi ditor për të gjitha dhomat.
  • Kapacitet dhe aftësi për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive pa mbikëqyrje

Njohja e gjuhës angleze nuk është e nevojshme, por është avantazh.

Të gjitha produktet dhe veglat e nevojshme për pastrim do të sigurohen nga ne.

Vendi i punës është afatgjatë dhe me ditë pune standard prej 5 ditësh në javë me orar sipas marrëveshjes dhe pagesa është 400 euro NETO.

Konkursi do të mbetet i hapur deri në plotësimin e vendit të punës dhe aplikimet vlerësohen në baza ditore. Konkursi do të mbyllet menjëherë pas gjetjes së kandidatit të parë që i plotëson kriteret në konkurs.

Në aplikim të përfshihen informatat si vijon:

  • Emri dhe mbiemri
  • Përvoja e deritanishme në mirëmbajtje
  • Vendbanimi dhe plani i udhëtimit nga vendbanimi juaj deri në lagjen tonë
  • Mosha
  • Konfirmimi që mund të punoni 5 ditë në javë
  • Ndani me ne ndonjë kufizim tjetër që mund të lidhet me angazhimin tuaj që ne duhet të jemi në dijeni

Gjithashtu, pirja e duhanit është e ndaluar rreptësishtë në çdo ambient të banesës duke përfshirë edhe ballkonet.

Të gjitha të interesuarat duke përfshirë informatat e kërkuara më larte të dërgojnë aplikacionin e tyre në email adresën: deszczpatrycja@yahoo.com (preferohet CV-ja). 

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Të tjera
  • Përvojë:

    Pa përvojë
  • Kualifikim:

    Profesional
  • Data e përfundimit:

    13-09-2022
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Shërbimit të Leximit/...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Shef/e i/e Kontrollës (Alb/Srb)

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë
KRU Mitrovica sh.a.
Inxhiner përgjegjës - Hidoteknik...

📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...

Ka skaduar Mitrovicë