Koral Corporation Sh.p.k. Fushë Kosovë, rruga Nëna Tereze. Nr. i biznesit 810492629, është kompani që merrët me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëvë dhe perimeve. Vepron në bazë të parimeve të qeverisjes korporative dhe është punëdhënës i besueshëm dhe atraktiv, qëllimi i së cilës është shtimi i prezencës së saj në treg.
Në harmoni me politikat e veta, Kompania Koral Corporation Sh.p.k. shpall:
Konkurs publik
Pozita: Agjent për shitje ambulantive – (2 pozita)
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
- Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
- Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
- I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
- Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapësirë dhe dukshmëri maksimale, 5) raportimin.
- Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin.
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
Pozitat: Merchendiser/e për rajonin e Prishtinës (2 pozita)
Merchandiser/e për rajonin e Prizrenit (1 pozite)
Detyrat dhe kriteret:
- Zbaton Planin e vizitave tё aprovuar nga ana e Menaxherit rajonal;
- Kontrollon mallin dhe prezencën e artikujve nëpër pikat shitëse;
- Rregullon shtandin ku është vendosur malli;
- Komunikon me përgjegjësit e pikave shitëse;
- Bën palimin e mallit sipas kriteriumeve;
- Kontrollon dukjen e mallit;
- Kontrollon çmimet, peshën, afatet e produkteve;
- Promovon mallin;
- Për ecurinë e punës njofton eprorin e vet;
- Bashkëpunon ngushtë me komercialistin;
- Kontrollon vendosjen e çmimeve te mallit nё pozita primare dhe pozita sekondare;
- Ёshtё përgjegjës pёr prezantim tё denjë tё kompanisë;
- Kryen edhe pune tjera sipas nevojës.
Kualifikimet e nevojshme të kandidatit të mundshëm:
- Aftësi organizative
- Tё jetë sistematik
- Njohja e pakos MS OFFICE
- Tё jetë komunikativ dhe kreativ
- Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: valon.reqica@koralcorporation.com;
Pas përzgjedhjes fillestare nga kandidatët potencial mund të kërkohet vërtetimi që nuk është nën hetime.
Paga është konkurruese dhe e negociushme!
Vendi i punës: selia e kompanisë – Fushë Kosovë.
Konkursi është i hapur deri më 03.04.2023, në orën 17.
Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen!