SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE
TERMAT E REFERENCËS
POLIS është organizatë joqeveritare, jo fitimprurëse dhe e paanëshme, e cila përmes programeve të saj sektoriale synon të jetësoj qeverisjen e mirë lokale, duke ndikuar në rritje të transparencës gjatë politikbërjes dhe vendimmarrjes publike, ushtrim ndikimi tek institucionet publike për llogaridhënie efektive, si dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve duke ndikuar në politikat lokale si dhe në ofrimin e shërbimeve sociale për kategoritë e cenueshme në kuadër Qendrës SMILE.
Në kuadër të organizatës POLIS është e themeluar edhe Qendra për Shëbime Fizioterapeutike, Psiko-sociale dhe Kujdes Ditor SMILE.
Qendra SMILE është duke implementuar zbatimin e projektit “Mirëqenia e fëmijëve me aftësi të kufizuar, është obligim i përbashkët!”, i financuar nga Ministria e Drejtëisë, për të ofruar shërbime sociale profesionale për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Në kuadër të këtij projekti, për të përmbushur qëllimin e projektit dhe misionin e organizatës është duke kërkuar të punësoj:
1 (një) Logoped/e dhe 1 (një) Fizioterapeut/e
- Përshkrim i Pozitës Logoped/e
Logopedi/ja do të jetë përgjegjës/e për ofrimin e shërbimit të logopedisë për fëmijët me aftësi të kufizuara, të punojë me menaxhmentin dhe kolegët, në pajtim me legjislacionin vendor në mbrojtjen e fëmijëve dhe politikat e procedurat e organizatës, në krijimin e një mjedisi ku do të ndihmohen fëmijët të cilët vizitojnë qendrën e kujdesit ditor, që të jenë në gjendje për t’i zhvilluar shkathtësitë për jetesë të pavarur dhe për të ndërvepruar në mjedise shoqërore.
- Detyrat dhe përgjegjësitë
- Diplomë universitare, në logopedi (e obligueshme);
- Të Identifikojnë vështirësitë dhe çrregullimet e të folurit dhe komunikimit
- Të vlerësojë shkakun dhe natyrën e problemit, për shembull, problemet e lindura (të tilla si qiellza e çarë) ose çrregullimet e fituara pas një goditje ose lëndimi
- Të krijojë dhe të jepë një program të përshtatshëm trajtimi, duke punuar në baza një-në-një ose në grupe,
- Të tregoj fleksibilitet në përshtatjen e parimeve të terapisë së sjelljes dhe sjelljes verbale (ABA dhe VB) me teknikat logopedike;
- Të bëj vlerësimin e fëmijëve përmes instrumenteve adekuate;
- Të përpiloj planet individuale në fushën e komunikimit receptiv dhe ekspresiv;
- Të mbaj konsulta të rregullta me prindërit për nevojat e fëmijëve të tyre sa i përket fushës së komunikimit;
- Të mbaj seanca individuale me rastet kur identifikohet nevoja për ndërhyrje të logopedit;
- Të bashkëpunoj me të gjithë akterët e përfshirë në Planin Individual të Punës;
- Të mbaj shënime sistematike për progresin e fëmijës;
- Të përpiloj raporte të progresit të fëmijës në fushën e komunikimit;
- Të kujdeset për mirëmbajtjen e mjeteve pedagogjike;
- Të ketë gatishmëri për të reaguar shpejtë në situata emergjente;
- Ndihmon në zhvillimin dhe zbatimin e programeve individuale për të vlerësuar nevojat me theks të veçantë për shërbime logopedike, si dhe progresin e fëmijëve;
- Ndërton marrëdhënie konstruktive me fëmijët, ndërvepron me ta dhe sipas nevojave individuale vendos pritje sfiduese, por të realizueshme;
- Promovon vetë-respektin, pavarësinë dhe ndërveprimin social;
1.2. Kualifikimet dhe përvoja:
- Licencë nga Ministria e Shëndetësisë (jo e obligueshme);
- Përvojë paraprake pune në pozita të ngjashme (përparësi kanë kandidatët me përvojë në fushën e aftësisë së kufizuar);
- Qasje gjithëpërfshirëse ndaj aftësisë së kufizuar;
- Shkathtësi të mira ndër-personale dhe punës ekipore;
- Të jetë i familjarizuar me qasjen multi-diciplinare;
- Aftësi të mira në hartimin e planeve dhe raporteve të punës;
- Qasje pozitive në zgjidhjen e problemeve;
- Aftësi për të punuar nën presion të kohës dhe për t’i respektuar afatet kohore;
Një (1) Fizioterapeut/e
- Përshkrim i Pozitës Fizioterapeut/e
Fizioterapeuti/ja do të jetë përgjegjës/e për ofrimin e shërbimit të fizioterapisë për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke përfshirë vlerësimin e nevojave të fëmijëve, hartimine planeve të punës sipasqasjes multi- diciplinare; realizimin e seancave individuale dhe hartimin e raporteve të punës që dëshmojnë progresin e arritur të fëmijëve. Ai/ajo do të ofroj mbështetje drejt avancimit dhe ruajtjes së zhvillimit fizik, përmes mirëmbajtjes fizike dhe pavarësimit në shkatësitë ditore personale. Vendi i punës është në Lipjan.
- . Detyrat dhe përgjegjësitë
- Vlerëson nevojat dhe përcakton masat dhe veprimet për përmirësimin e parametrave fizike e psikik të fëmijëve me nevoja të veçanta;
- Shërbimet për ndihmën motorike që synojnë përvetësimin e qëndrimit vertikal, ecjen e hershme, lëvizshmëri të gjymtyrëve të poshtme/sipërme, shkathtësi të lëvizjes dhe rritjen e volumit respirator;
- Zhvillimin dhe progresin në ecje dhe sigurimin e qëndrueshmërisë vertebrale të fëmijëve me nevoja të veçanta;
- Zhvillimin e sistemit motorik të fëmijës;
- Zhvillimin e fëmijës për të realizuar sjellje tipike në përputhje me rregullat dhe nivelin e zhvillimit të fëmijës;
- Realizimin e zhvillimit psikomotorik të fëmijës nëpërmjet shërbimeve që ofrohen nga specialistët dhe kujdestarët;
- Shërbimet ushtrimore në sallën e fizioterapisë synojnë tensionimin e muskujve të dëmtuar për të rritur ndjeshmërinë e nervave lëvizore, përmes seancave ushtrimore;
- Punë të tjera në kuadër të aktiviteteve të projektit.
- . Kualifikimet dhe përvoja:
- Diplomë universitare, në Fizioterapi (e obligueshme);
- Licencë nga Ministria e Shëndetësisë (jo e obligueshme);
- Përvojë paraprake pune në pozita të ngjashme (përparësi kanë kandidatët me përvojë në fushën e aftësisë së kufizuar);
- Qasje gjithëpërfshirëse ndaj aftësisë së kufizuar;
- Shkathtësi të mira ndër-personale dhe punës ekipore;
- Të jetë i familjarizuar me qasjen multi-diciplinare;
- Aftësi të mira në hartimin e planeve dhe raporteve të punës;
- Qasje pozitive në zgjidhjen e problemeve;
- Aftësi për të punuar nën presion të kohës dhe për t’i respektuar afatet kohore;
DOKUMENTET PËR APLIKIM:
- Curriculum Vitae (CV);
- Letër e motivimit që argumenton përshtatshmërinë e kandidatit me pozitën e hapur;
- Referencë nga punëdhënësi/bashkëpunëtorët e mëparshëm;
- Kopjen e diplomës së nivelit më të lartë të edukimit;
- Çertifikatën që dëshmon se kandidati nuk është nën hetime (në rast të përzgjedhjes)
PERIUDHA E FILLIMIT TË PUNËS:
- Angazhimi i Logopedit/es pritet të filloj nga data 20.06.2023.
- Angazhimi i Fizioterapetit/es pritet të filloj nga data 01.07.2023.
Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë CV-në, letrën e motivimit, kopjen e diplomës; dhe referencat në: info@polis-ks.org
Ju lutemi që ta cekni në titull Pozitën për të cilën aplikoni:
Do të kontaktohen vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë.
Afati për aplikim: 11 Qershor 2023, deri në orën 23:59.