TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT
Ofertim për ekspertizë profesionale per zhvillimin e modulit dhe ofrimin e trajnimit mbi përfshirjen e grave rome, ashkalike dhe egjiptian për partite politike dhe organizatat e shoqerise civile
Prishtinë | Aprovuar nga drejtori ekzekutiv _____________________ Nënshkrimi |
Informacion i përgjithshëm:
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selin në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
1.Kontesti i ndërhyrjes:
Gratë Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane në Kosovë përballen me sfida të mëdha për shkak të diskriminimit të dyfishtë bazuar në përkatësinë etnike dhe gjininë. Këto sfida përfshijnë mungesën e përfaqësimit të tyre në strukturat vendimmarrëse, qasjen e kufizuar në arsim, si dhe mundësitë e pakta për përfshirje në tregun e punës dhe shoqërinë civile. Për më tepër, për shkak të barrierave strukturore dhe kulturore, gratë Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane shpesh mbeten të përjashtuara nga proceset politike, duke u privuar nga mundësitë për të ndikuar në politikat dhe vendimet që prekin jetën e tyre.
Partitë politike dhe organizatat joqeveritare (OJQ) kanë një rol kyç në promovimin e përfshirjes së grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane në vendimmarrje. Megjithatë, kapacitetet e tyre për të mbështetur këtë grup të margjinalizuar janë shpesh të kufizuara. Ky trajnim duhet konceptuar ne menyre qe te adresoje boshllëqet dhe duke zhvilluar kapacitetet e partive politike dhe OJQ-ve për të përfshirë gratë Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane në programet dhe strukturat e tyre organizative.
Ky aktivitet është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të forcuar kapacitetet e aktorëve politikë dhe shoqërisë civile në promovimin e të drejtave dhe fuqizimin e grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane në Kosovë. Trajnimi synon të kontribuojë në ndërtimin e një mjedisi më të barabartë dhe gjithëpërfshirës, ku gratë Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane mund të marrin pjesë në mënyrë aktive në proceset politike dhe shoqërore, duke përfaqësuar interesat dhe zërin e komunitetit të tyre.
Qëllimi specifik i këtij trajnimi është të fuqizojë partitë politike dhe organizatat joqeveritare (OJQ) me njohuri dhe aftësi praktike për të promovuar përfshirjen aktive të grave Rome, Ashkalike dhe Egjiptiane në proceset politike dhe vendimmarrëse. Trajnimi synon të:
Detyrat dhe Përgjegjësitë
2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI
Audienca e synuar për këtë trajnim përfshin anëtarë të partive politike që janë të angazhuar në zhvillimin e politikave për barazi gjinore dhe përfshirje sociale, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare që punojnë me komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, me fokus në përfshirjen gjinore dhe mbështetjen e grave. Gjithashtu, pjesë e audiencës janë aktivistë dhe përfaqësues nga komunitetet Rom dhe Ashkali, në veçanti gratë, të cilat janë të angazhuara në përmirësimin e pozitës së tyre në proceset politike dhe vendimmarrëse.
Ky trajnim synon të rrisë kapacitetet e partive politike dhe organizatave joqeveritare për të krijuar dhe zbatuar politika që mbështesin përfshirjen e grave Rome në proceset vendimmarrëse. Pjesëmarrësit do të zhvillojnë plane veprimi konkrete që mund të aplikohen në aktivitetet e tyre të përditshme për të promovuar barazinë gjinore dhe përfshirjen aktive të grave Rome. Për më tepër, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndërtojnë rrjete bashkëpunimi për të mbështetur fuqizimin e grave Rome, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë kombëtar.
3. PROCESI I REKRUTIMIT
Procesi i rekrutimit të ekspertit/ës për hartimin e dokumentacioneve të Ekipit Ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë do të përfshijë hapat e mëposhtëm:
6.PLANI DHE BUXHETI
Eksperti do të angazhohet për hartimin e dokumentacioneve përkatëse për organzimin dhe mbajtjen e trajnimit. Eksperti do të angazhohet me se shumti 5 ditë pune, ku për një ditë pune do të paguhet njëqind e njëzetë (120.00) Euro Bruto.
7. KRITERET E PERZGJEDHJES
8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM
9. MËNYRA E APLIKIMIT:
Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës info@vorae.org .
Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.
Afati i fundit për aplikim është deri më datë 09/10/2024.
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.
Numri i pozitave:
1Lokacioni:
PrishtinëKategoritë:
Të tjeraData e përfundimit:
09-10-2024Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...