Menaxher i Financave (m/f)

Konkurs për vend pune

Institucioni Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. fton të gjithë të interesuarit të cilët janë të motivuar në arritjen e rezultateve në fushën e kredisë që të aplikojnë për pozitën në vijim.

Pozita: Menaxher i Financave (m/f)

Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Menaxhimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve te departamentit të financave ,
  • Të hartoj dhe analizoj informata financiare , përgatitja e raporteve, ditore, mujore, dhe pasqyrave financiare periodike dhe vjetore;
  • Të sigurojë që të dhënat financiare qe janë në përputhje me politikat dhe procedurat e aprovuara nga Institucioni;
  • Të krijoj dhe monitoroj zbatimin dhe mirëmbajtjen e procedurave për departamentin e financave;
  • Të asistojë në mbarëvajtjen e procesit të auditimit financiar përmes përgatitjes së informacionit mbështetës për auditimin vjetor nga auditori ijashtëm, dhe aii brendshëm;
  • Përcakton qëllimet dhe objektivat, Përgatite raportet financiare për menaxhmentin, anëtaret e bordit dhe të ofroj këshilla që ndihmojnë procesin e vendimmarrjes;
  • Të mbështesë vazhdimisht aktivitetet dhe parashikimet e buxhetit si dhe të asistoj punëtoret ne departament të financave kur është e nevojshme;
  • Të bëjë kontrollimin e llogarive e pagueshme/të arkëtueshme, librit kryesor, listat e pagave dhe analizën e variancës së të ardhurave dhe shpenzimeve
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Udhëheqësit.

Kualifikimet

  • Kualifikim universitar, Diplome BS/Ma ne financa, Kontabilitet ose Ekonomi;
  • Te jete kontabilist i certifikuar nga një institut i IFAC-ut;
  • Së paku 3 vite përvojë menaxheriale në sektorin financiar;
  • Të ketë njohuri dhe përvojë në përgatitjen e planit te biznesit, planit strategjik, buxhetimit, kontrollës financiare dhe raportimit financiar;
  • Të jetë proaktiv, dhe të ketë aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe prezantimit;
  • Aftësi të shkëlqyeshme analitike dhe inovative;
  • Proaktiv në caktimin e objektivave dhe në planifikimin e punës;
  • I/e aftë të punojë në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
  • Nivel i avancuar i Gjuhës Angleze dhe përdorimit të Microsoft Office-it.

Si të aplikoni?

Aplikimi në Institucionin Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. bëhet përmes postës elektronike, duke dërguar CV-në tuaj, dokumentet mbi kualifikimet si dhe një letër motivuese, në e-mail: info@lesnaif.com , duke cekur në subjekt titullin e pozitës për të cilën aplikoni. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë.

Afati i fundit për aplikim: 10/11/2022

Job Information
  • Numri i pozitave:

    1
  • Lokacioni:

    Prishtinë
  • Kategoritë:

    Financa
  • Kualifikim:

    Bachelor
  • Data e përfundimit:

    10-11-2022
///

Related Vacancies

Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.

AutoPasion
Operatore - Shites - Shofer&Maga...

Autopasion Shpk është kompani lider e shit...

12 Ditë Prishtinë
Gusto Cafe
Financier/e, Përgjegjës/e Ndërri...

Gusto Café - Shpall konkurs pune në këto P...

12 Ditë Prishtinë
Trainkos Sh.A
Menaxher i Sektorit të Kontabili...

Email: apliko.trainkos@trainkos.com

6 Ditë Fushë Kos...