Thirrja për propozime
Për agrobizneset për t'i mbështetur zinxhirët e zgjedhur të vlerës sipas qasjes së zhvillimit të sistemit të tregut
Udhëzime për aplikantë
Programi numër 8191-00/2023 i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim
Afati për dorëzimin e aplikacionit
22.01.2024 ora 16:00 (CET)
Thirrje për Aplikim
për organizatat që t’i zbatojnë prioritetet e projektit dhe të investojnë në përforcimin e zinxhirëve të përzgjedhur të vlerës në Pejë dhe Podujevë
Që nga muaji nëntor i vitit 2023, Caritas-i Zviceran (CaCH) është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i Ekonomive Rurale në Bujqësi” (EREA), i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC). Projekti ka për qëllim të promovojë sisteme më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të tregut përmes rritjes së prodhuesve dhe aktorëve të tregut dhe rritjes së të ardhurave dhe produktivitetit të tyre, duke kontribuar kështu në uljen e varfërisë së popullsive rurale, veçanërisht të grave dhe grupeve shoqërore të margjinalizuara në komunat e synuara të projektit.
Bazuar në kërkesat e tregut dhe sipas analizës së plotë, CaCH ka identifikuar tre zinxhirë të vlerave/sisteme tregu si nën sektorë bujqësorë që kanë potencial të mjaftueshëm për rritje gjithëpërfshirëse ekonomike, ekologjike, të ndjeshme gjinore dhe për zvogëlimin e varfërisë:
EREA do të përmirësojë qasjen në tregje dhe burime për prodhuesit, përpunuesit, punëtorët vendas, si dhe për agrobizneset e vogla dhe të mesme. Kjo do të çojë në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës, përfshirjen, përmirësimin e kushteve mjedisore dhe jetesën më të mirë në sektorin e bujqësisë. Gjithashtu, vëmendje e veçantë do t'i kushtohet marketingut dhe konsumit lokal të produkteve vendore, duke përfshirë produktet e shëndetshme organike.
Projekti EREA - përmes Qasjes për Zhvillimin e Sistemit të Tregut (ZHST) - u siguron aktorëve të tregut zgjidhje që i përgjigjen kufizimeve sistemike dhe arsyeve të tyre themelore. Shumica e shkaqeve të punës së pakënaqshme nuk qëndrojnë në marrëdhëniet midis aktorëve të tregut, por në funksione dhe rregulla mbështetëse të ndërlidhura që rrisin zinxhirët e vlerës, të cilët deri diku janë jofunksional ose jo adekuat. Projekti EREA - përmes intervenimeve - do të ofrojë zgjidhje për t’i përmirësuar këto funksione të ndërlidhura dhe për t’i përforcuar zinxhirët specifikë të vlerës të sektorëve të përzgjedhur bujqësorë.
Kjo thirrje i dedikohet komunave të Pejës dhe të Podujevës.
Të identifikohen Akterët e Tregut (agrobizneset, kooperativat dhe organizatat e fermerëve) në zinxhirët e përzgjedhur të vlerës, të cilët janë të interesuar për të përforcuar zinxhirët specifikë të vlerës në mënyrën e bujqësisë së mençur klimatike.
Mbështetja financiare do t'u sigurohet aktorëve të pranueshëm të tregut, të cilët do t’i mbështesin më tej fermerët, prodhuesit dhe përpunuesit që të përvetësojnë praktikat e qëndrueshme, për të rritur kapacitetet prodhuese, shërbimet këshillimore, certifikimin, shitjet dhe qasjen në financa sipas objektivave të projektit EREA. Për më tepër, do të mbështeten mundësitë e tregtisë dhe të shitjes për ta përmbushur kërkesën e tregut dhe për t’i forcuar zinxhirët e vlerës në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Akterët e përzgjedhur të tregut do të vënë theks të veçantë në integrimin gjinor, gjithpërfshirjen sociale dhe në qëndrueshmërinë mjedisore.
Aktivitetet do të mbështeten në komunat në vijim:
Kohëzgjatja e aktiviteteve të propozuara të projektit mund të jetë midis 01.02.2024 – 31.12.2024
Akterët e regjistruar të tregut, (agrobizneset, kooperativat dhe organizatat e fermerëve) që punojnë në kultivim, përpunim, shitje, marketing dhe trajnime të përshtatura në zinxhirët e mëposhtëm të vlerës:
Inkurajohen të aplikojnë agrobizneset e drejtuara nga gratë në zinxhirët e sipërpërmendur të vlerave.
Infrastruktura:
Akterët e përzgjedhur të tregut obligohen t'i japin Caritas-it Zviceran informacione dhe të dhëna për prodhimin, shitjet dhe kërkesat e tjera gjatë periudhës së zbatimit të programit EREA 2024-2026, të cilat do të përdoren për monitorim të brendshëm, vlerësim dhe qëllime mësimore.
Shuma e pranueshme që mund të kërkohet nga Caritas-i zviceran në kuadër të kësaj thirrjeje duhet të jetë brenda vlerave të mëposhtmee:
Shënim: Nuk do të ketë parapagesë (avans) për akterët e përzgjedhur të tregut. Këstet do të lirohen bazuar në ecurinë e projektit dhe shpenzimet aktuale të paraqitura në raporte.
Lista e pikëve:
Rezultati i aplikuesve do të jepet në bazë të kritereve të mëposhtme të përzgjedhjes:
Kriteri | Pikët |
Kapaciteti për të menaxhuar investimin, njohuria dhe përvoja e punës në të paktën një nga sektorët e sipërpërmendur në përpunimin, tregtimin dhe shitjen e frutave manore, pemëve dhe perimeve, produkteve pyjore jodrusore ose bimëve mjekësore dhe aromatike. | 10 |
Ndikimi në treg përtej biznesit kryesor brenda zinxhirit të vlerës, krijimi i vendeve të reja të punës (sezonale, afatgjatë, vetëpunësimi) dhe të ardhura për akterët e vegjël të tregut, përveç aplikantit. Përfituesit përfundimtarë të jenë nga komunat e lartpërmendura | 15 |
Shërbime këshillimore, marketing dhe përvoja në kultivim. Lidhjet me fermerët vendas, kontratat me fermerët, mbështetja e fermerëve në kultivim, ofrimi i këshillave dhe inputeve, grumbullimi i produkteve bujqësore, përpunimi, marketingu dhe shitjet. | 10 |
Mbështetje për pakicat apo personat me aftësi të kufizuara | 10 |
Mbështetje për gratë, kontribut në integrimin gjinor, përfshirjen sociale dhe mbrojtjen e mjedisit (siç specifikohet në formularin e aplikimit) | 10 |
Prodhim organik i certifikuar, konvertim në prodhim organik, aplikimi i standardeve të sigurisë ushqimore dhe produktet cilësore. | 10 |
Ndikimi mjedisor duke përfshirë efiçencën e energjisë dhe teknologjinë inteligjente ndaj klimës dhe aplikimi i qasjeve inovative mjedisore do të vlerësohen me pikë shtesë | 15 |
Oferta financiare dhe buxhet i propozuar me çmime reale të tregut, duke përfshirë nivelin e bashkëfinancimit. | 20 |
Shënim: Komisioni i vlerësimit do t'i verifikojë aplikacionet e pranueshme gjatë vizitave në terren që do të kryhen gjatë procesit të përzgjedhjes, si pjesë e vlerësimit.
Aplikuesi nuk duhet të përfshihet nga asnjë konflikt interesi dhe nuk duhet të ketë asnjë lidhje ekuivalente në atë drejtim me aplikuesit ose palët e tjera të përfshira. Çdo përpjekje e një aplikuesi për të marrë informacione konfidenciale, për të lidhur marrëveshje të jashtëligjshme me konkurrentët ose për të ndikuar në komisionin e vlerësimit ose në autoritetin kontraktues gjatë procesit të shqyrtimit, sqarimit, vlerësimit dhe krahasimit të aplikacioneve do të çojë në refuzimin e aplikacionit dhe mund të rezultojë në ndëshkime administrative.
Aplikuesi dhe stafi i tij duhet t’i respektojnë të drejtat e njeriut. Në veçanti dhe në përputhje me ligjin në fuqi, aplikuesit të cilëve u janë dhënë kontratat duhet t’i përmbahen legjislacionit mjedisor duke përfshirë marrëveshjet shumëpalëshe mjedisore, dhe standardeve kryesore të punës të zbatueshme dhe të përcaktuara në konventat përkatëse të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (të tilla si konventat mbi lirinë e shoqërimit dhe negocimin kolektiv; eliminimin e punës së detyruar dhe të detyrueshme; diskriminimin me bazë gjinore në lidhje me punën; ndalimi i punës së fëmijëve).
Caritas-i zviceran zbaton një politikë të 'tolerancës zero' në lidhje me të gjitha sjelljet e gabuara që kanë ndikim në kredibilitein profesional të aplikuesit. Ndalohen abuzimi ose ndëshkimi fizik, ose kërcënimet për abuzim fizik, abuzimi ose shfrytëzimi seksual, ngacmimi dhe abuzimi verbal, si dhe format e tjera të frikësimit.
Aplikuesi duhet t’i përmbahet të gjitha ligjeve dhe rregulloreve dhe kodeve në fuqi në lidhje me masat kundër ryshfetit dhe korrupsionit. Caritas-i zviceran rezervon të drejtën të pezullojë ose anulojë financimin e projektit nëse zbulohen praktikat korruptive të çdo lloji në çdo fazë të procesit të dhënies ose gjatë ekzekutimit të një kontrate dhe nëse autoriteti kontraktues nuk merr të gjitha masat e duhura për të korrigjuar situatën. Për qëllimet e kësaj dispozite, 'praktika korruptive' janë ofrimi i ryshfetit, dhuratës, shpërblimit ose përqindjes së komisionit për çdo person si nxitje ose shpërblim për kryerjen ose përmbajtjen nga çdo veprim në lidhje me dhënien e një kontrate ose ekzekutimin e një kontrate tashmë të lidhur me autoritetin kontraktues.
Do të refuzohen aplikacionet ose do të ndërpriten kontratat nëse rezulton se dhënia ose ekzekutimi i një kontrate ka shkaktuar shpenzime të pazakonta komerciale. Shpenzime të tilla të pazakonta komerciale janë përqindje komisioni që nuk përmenden në kontratën kryesore ose që nuk rrjedhin nga një kontratë e lidhur në mënyrë të duhur duke iu referuar kontratës kryesore, komisione që nuk paguhen në këmbim të ndonjë shërbimi aktual dhe legjitim, komisione të dërguara në një parajsë tatimore, komisione që i paguhen një përfituesi i cili nuk është identifikuar qartë ose komisione që i paguhen një kompanie e cila i ka të gjitha paraqitjet e të qenurit kompani guackë. Përfituesit për të cilët është konstatuar se kanë paguar shpenzime komerciale të pazakonta për projektet e financuara nga Caritas-i zviceran, janë të detyruar, në varësi të seriozitetit të fakteve të vëzhguara, me ndërprerje të kontratave të tyre.
Caritas-i zviceran rezervon të drejtën ta pezullojë ose anulojë procedurën, kur procedura e dhënies dëshmon se i është nënshtruar shkeljes thelbësore të detyrimeve, parregullsive ose mashtrimit. Nëse zbulohen shkelje thelbësore të detyrimeve, parregullsi ose mashtrim pas dhënies së kontratës, autoriteti kontraktues mund të përmbahet nga lidhja e kontratës`.
Hapi 1: Njihuni me dokumentet e aplikimit në detaje:
Formularët e aplikimit mund të shkarkohen duke klikuar në këtë link:
https://drive.google.com/drive/folders/1zz3SoYTobOSkYIu-uflFJZr_J-8nxGRN?usp=drive_link
ose të dorëzohen me email sipas kërkesës (shih adresën e postës elektronike më poshtë).
Hapi 2: Sesionet Informuese
Në Podujevë do të mbahet në “Twins Cafe” me 21.12.2023 në orën 10:00.
Në Pejë do të mbahet në restorantin “Shpella e Bobit” me 22.12.2023 në orën 10.00
Hapi 3: Dorëzoni aplikacionin me kohë
Aplikacionet në gjuhën shqipe ose serbe duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura në adresën:
Zyra e Caritas-it zviceran në Kosovë
Fazli Balaj 59
10000 Prishtinë
Kosovë
Afati i fundit: Aplikacionet duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura dhe të arrijnë në adresën e mësipërme deri më 22.01.20224 (ora 16:00). Aplikacionet që mbërrijnë pas datës dhe orës së ditës nuk do të merren parasysh.
Informacione shtesë:
Për pyetje rreth formularit të aplikimit dhe informacione shtesë, ju mund ta kontaktoni zyrën e Caritas-it zviceran në Kosovë përmes postës elektronike ose telefonit prej 11.01.2024 – 19.01.2024 (prej orës 09:00 deri në 16:00, nga e hëna deri të premten):
Caritas-i zviceran në Kosovë: kosovo@caritas.ch; +383 46 988 000
Ju lutem vendosni në CC Koordinatorin përgjegjës të zinxhirit të vlerave:
nahmedi@caritas.ch dhe npasuli@caritas.ch
Kostoja e ofertimit: Caritas-i zviceran në Kosovë nuk do t'i mbulojë kostot e ofertimit dhe ka të drejtë t'i pranojë ose refuzojë ofertuesit, ose ta anulojë ose shtyjë të gjithë procesin e ofertimit para nënshkrimit të ndonjë marrëveshje.
Shtojca 1: Formulari i aplikimit
Shtojca 2: Formati i Buxhetit
[1] Prodhimi bujqësor, certifikimi organik ose përmirësimi i tokës i realizuar sipas një marrëveshjeje midis një blerësi dhe fermerëve, e cila krijon kushte për prodhimin dhe marketingun e një produkti ose produkteve të fermës.
Numri i pozitave:
1Lokacioni:
Pejë, PodujevëKategoritë:
Të tjeraData e përfundimit:
22-01-2024Search all the open positions on the web. Get your own personalized salary estimate. Read reviews on over 30000+ companies worldwide.
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...
📄 Linku për aplikacionin zyrtar: www.kru-m...