Swisscontact PPSE
Rr. Lorenc Antoni, Nr. 36, Pejton 10000 Pristina, Kosovo
Rreth Kompanisë

Qëllimi i përgjithshëm i projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) në Kosovë është të fasilitojë funksionimin e NMV-ve dhe fermave që janë në rritje dhe të qëndrueshme në sektorët e ushqimit dhe përbërësve natyralë dhe të turizmit, që ofrojnë mundësi për punë të denjë dhe për të ardhura për gratë dhe burrat në Kosovë. Projekti fokusohet në dy sektorë kryesorë: Ushqimi dhe Përbërësit Natyralë dhe Turizmi.

Përmes temave ndërsektoriale të qeverisjes, barazisë gjinore dhe gjithëpërfshirjes sociale, projekti fasiliton dialogun dhe shërbime këshillimore për aktorët e zinxhirit të vlerave, ndërkohë që eksploron mundësi për angazhimin e grave dhe minoriteteve në përputhje me nevojat e tyre.

Mbi bazën e rezultateve dhe mësimeve të nxjerra gjatë Fazës II (2017 - 2021) të projektit, Faza III i qaset zhvillimit të sektorit privat dhe krijimit të vendeve të punës duke e vënë më shumë theksin tek rinia, gratë dhe minoritetet.

Fakte shkurt
Kohëzgjatja: nëntor 2021 – nëntor 2025
Buxheti: CHF 5.5 mil
520 ekonomi familjare fermere shtesë përfshihen në bujqësi me bazë në kontrata
1.050  hektarë shtesë rrisin prodhimin
80 NMV ofrojnë shërbime dhe produkte të reja
100 NMV përdorin shërbime të reja për zhvillim të produkteve
150 NMV përdorin kanale të reja të shitjes

Indikatorët
Pritjet për punësim me orar të plotë: 1,130 vende pune me orar të plotë
NMV-të rrisin të ardhurat neto me: CHF 3,200,000
NMV-të kanë rritur investimet në
produkte dhe shërbime të reja me: CHF 4,120,000
Rritja e të ardhurave të rreth 3,600 grave
dhe burrave të sapopunësuar me:  CHF 3,800,000

Pozitat e biznesit
Accounting / HR Specialist

1 vit më parë

Ka skaduar

Instalimi/Ndërtimi i Pikës Informuese...

1 vit më parë

Ka skaduar

Tourism Support Services Facilitator

2 vjet më parë

Ka skaduar

Thirrje për propozime: Zhvillimi i Pr...

2 vjet më parë

Ka skaduar

Call for Proposals - Invitation for ...

2 vjet më parë

Ka skaduar

Call for Proposals Development of Ne...

2 vjet më parë

Ka skaduar

MRM Specialist

2 vjet më parë

Ka skaduar

Social Inclusion Facilitator

2 vjet më parë

Ka skaduar

Call for proposal - Tourism Info Poin...

2 vjet më parë

Ka skaduar

  • Të punësuar 25-50
  • Shikime 48 121
  • Rrjetet solicale: