About Posta e Kosovës
Posta, Telefoni dhe Telegrafi i Kosovës (PTT) është themeluar në vitin 1959. Në vitin 1999 është ndryshuar emërtimi nga PTT në PTK (Postë Telekomi i Kosovës). Tani si entitet i ndarë nga PTK SH.A. operon si Posta e Kosovës (PK SH.A.) prej datës 01.08.2012
Me suprimimin e autonomisë se Kosovës, si në çdo institucion tjetër të Kosovës punëtoret shqiptar u dëbuan nga PTT-ja. Me përfundimin e luftës, konkretisht me 02.08.1999, punonjësit e dëbuar u rikthyen në vendet e tyre të punës.
Punonjësit e Postës së Kosovës, me një vullnet të pathyeshëm dhe duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut, nr: 12/99, u angazhuan për rimëkëmbjen e ndërmarrjes. Edhe përkundër vështirësive të mëdha u realizua infrastrukturë e domosdoshme duke filluar nga improvizimi i zyrave postare që mungonin, pajisja me thasët postarë, pullat postare, çmimorja e shërbimeve (ku përcaktohen edhe vendet fqinje të Postës së Kosovës), formularët, udhëzimet, kodi aeropostar e deri te vulat postare të aprovuara nga UPU-ja.
U vendos qe më 31 Maj të vitit 2000 të filloj së vepruari Posta e Pavarur Ndërkombëtare e Kosovës. Njëkohësisht u formua edhe zyra këmbyese ndërkombëtare Prishtina LC/AO dhe CP, përmes së cilës u përmbushën kriteret e përcaktuara nga UPU-ja për të filluar këmbimin e dërgesave postare me tërë botën.
Më 1 korrik 2005, PTK-ja shndërrohet në korporatë - PTK Shoqëri Aksionare (SH.A.), ku Posta e Kosovës vepron si njësi biznesi brenda saj. Gjatë vitit 2012, Posta e Kosovës iu nënshtrua procesit të konsolidimit, ku me 21.05.2012 regjistrohet si shoqëri aksionare me vendim te Qeverisë së Kosovës gjegjësisht nga Ministria për Zhvillim Ekonomik, kurse veprimtarinë si NPQ e pavarur e ka filluar me 01 Gusht 2012.
PK SH.A. ofron produkte, shërbime postare dhe shërbime për biznes, si dhe ofron shitjen e produkteve dhe shërbimeve të telefonisë mobile dhe asaj fikse (PTK SH.A.) në gjithë territorin e Republikës së Kosovës përmes 132 Zyrave Postare në shtatë (7) Regjione.
Implementimi i projekteve kapitale, si Automatizimi i Sporteleve, Posta Hibride, Track & Trace, etj. janë edhe një avantazh më tepër, që konsumatorët për kryerjen e shërbimeve postare zgjedhje të parë dhe më të preferuar të vazhdojnë ta kenë Postën e Kosovës
Business positions
Postier/e (25)
- Published: 09-11-2023
- Expire: 17-11-2023
Kryeshef Ekzekutiv/Izvršni Direktor (...
- Published: 30-09-2022
- Expire: 31-10-2022
Postier/e, (grada 3) 18 Ekzekutues, P...
- Published: 24-08-2022
- Expire: 05-09-2022