Policia e Kosovës
Rruga: “Luan Haradinaj” p.n. 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Rreth Kompanisë

Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 Shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtar të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi. Një shërbim i ri i krijuar në bazat e një policie demokratike dhe profesionale.Një shërbim i hapur dhe i barabartë për të gjithë të interesuarit që dëshrirojnë të bëhen pjesëtarë të këtij shërbimi.

Trajnimi në Shkollën e Policisë së Kosovës është një trajnim me standarde të larta duke përfshirë: Kodin e Etikës Policore, Legjislaturën e aplikueshme në Kosovë, Hetimin e Krimit, grumbullimin e evidencave dhe metodën e intervistave,  politikën demokratike dhe fokusimi në besueshmërinë e rregullave të ligjit demokratik, përdorimin e armëve të zjarrit,  forenzikën dhe evidencën, kontrollin e trafikut, etj.

Pas përfundimit të trajnimit me sukses në Shkollën e Policisë së Kosovës, pjesëtarët e këtij shërbimi vazhdojnë me programin e Trajnimit Fushor në stacionet policore, me trajner të qertifikuar.

Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë të përkushtuar në shërbimin e tyre, duke u mbështetur në

VIZIONIN, MISIONIN DHE VLERAT E KËTIJ SHËRBIMI.

Pozitat e biznesit
Pastrues (6)

1 javë më parë

Skadon: 14-08-2025

Teknik Mbështetës (4)

1 javë më parë

Skadon: 14-08-2025

Infermier - Bachelor

1 muaj më parë

Ka skaduar

Zyrtarë policorë (350)

1 muaj më parë

Ka skaduar

Vende Pune (28)

1 vit më parë

Ka skaduar

Zyrtarë Policorë

2 vjet më parë

Ka skaduar

Zyrtarë Policorë

2 vjet më parë

Ka skaduar

Vozitës (3)

2 vjet më parë

Ka skaduar

Vende te lira pune nga Drejtoria e Lo...

2 vjet më parë

Ka skaduar

Automekanik (10), Autolimar (5), Auto...

2 vjet më parë

Ka skaduar

  • Të punësuar >100
  • Shikime 108 043
  • Rrjetet solicale: