About PAMKOS
Asociacioni PAMKOS, si shoqatë aktive prej vitit 2000 është themeluar me qëllim të mbrojtjes së ambientit dhe ofrimin e një platforme gjithëpërfshirëse për Kompanitë Menaxhuese të Mbeturinave të Republikës së Kosovës.
“Association for Environmental Protection and Clean-up of Kosova” PAMKOS është themeluar në gusht të vitit 2000 në pajtim me Rregulloren No 1999/22 nën statusin e saj si shoqatë.
Asociacioni PAMKOS është themeluar me qëllim që të kontribuojë në mbrojtje të ambientit dhe ofrimin e një platforme gjithëpërfshirëse për kompanitë menaxhuese të mbeturinave në Kosovë.
Aktualisht, anëtare të Asociacionit janë gjashtë (6) Kompani Regjionale të Mbeturinave të Republikës së Kosovës, KRM “Pastrimi“ Sh.A. Prishtinë, KRM “Ambienti“ Sh.A Pejë, KRM “Çabrati“ Sh.A. Gjakovë, KRM “Ekoregjioni“ Sh.A Prizren, KRM “Pastërtia“ Sh.A. Ferizaj, KRM “Eco-Higjiena“ Shpk Gjilan, katër (4) Ndërmarrje Publike Lokale, NPL “Higjiena” SH.A Deçan, NPL “Eko-Natyra” SH.A Skenderaj, NPL “Përparimi” SH.A Vushtrri, NPL “Ekologjia” SH.A Graçanicë dhe “Kompania për menaxhimin e Deponive në Kosovë” KMDK , të cilat ofrojnë shërbime të grumbullimit,transportimit dhe trajtimit të mbeturinave apo shërbime tjera mjedisore dhe të cilat përbëjnë mbi 2700 të punësuar direkt në këtë sektor.
Historiku
Në Gusht të vitit 2000 me iniciativën e disa Kompanive Regjionale të Mbeturinave të Republikës së Kosovës u themelua PAMKOS sipas emërtimit “Shoqata për Pastërti dhe Ambient të Kosovës”, të cilat u pajtuan ne formimin e një shoqate për avancimin e sektorit të mjedisit dhe ruajtjes se tij në tërësi. Gjatë viteve vijuese u organizuan aktivitete koordinuese të përbashkëta të sektorit dhe ku anëtarësisë në asociacionit i’u bashkuan më tutje dhe kompani tjera publike.
Qëllimet e PAMKOS
Qëllimet kryesore të Asociacionit PAMKOS bazohen në zhvillimin e kapaciteteve dhe ofrimin e një platforme gjithëpërfshirëse për kompanitë menaxhuese të mbeturinave në funksion të krijimit të kushteve për një ambient të qëndrueshëm. Përmes krijimit dhe përforcimit të bashkëpunimit në këtë sektor synohet të nxitet diskutim dhe bashkëpunim në mes të anëtarëve dhe institucioneve shtetërore për përmirësimin e situatës në sektorin e mjedisit duke fuqizuar kapacitetet e vetë kompanive që veprojnë në sektorin e grumbullimit dhe trajtimit të mbeturinave. Ndër të tjerash, bashkëpunimi mes KRM-ve në Kosovë dhe akterëve institucionalë gjithashtu synon të vetëdijësojë qytetarët për rëndësinë e ruajtjes së një mjedisi të pastër e të qëndrueshëm në Kosovë me impakt në cilësinë e jetës së qytetarëve në nivel vendi.
Asociacioni PAMKOS vepron dhe realizon aktivitetet mbi katër shtylla themelore:
· Avokimi dhe Lobimi, përmes së cilës asociacioni synon të ndikojë tek institucionet përkatëse për të avancuar politikat në sektorin e menaxhimit të mbeturinave përmes adresimit të sfidave në kompani publike dhe sektorin e menaxhimit të mbeturinave në tërësi.
· Bashkëpunimi me të gjithë akterët relevantë, asociacioni do të jetë shumë aktiv në zhvillimin e frymës bashkëpunuese përmes krijimit të një platforme unike me të gjithë akterët për çështjet qe ndërlidhen zhvillimin e projekteve konkrete për menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave dhe ruajtjen e mjedisit në përgjithësi.
· Ngritje të kapaciteteve përbrenda kompanive publike dhe bashkëpunimi me organizata ndërkombëtare me qëllim shkëmbimin e përvojave të mira dhe replikimin e tyre në nivel vendi.
· Vetëdijësimi për ruajtje të mjedisit, PAMKOS synon që përmes aktiviteteve të ndryshme të rrisë njohuritë e përgjithshme në mesin e qytetarëve dhe akterëve tjerë në lidhje me rëndësinë e ruajtjes së hapësirave publike dhe mjedisit në tërësi dhe njëkohësisht të zhvillojmë mekanizma për shërbime më efikase për qytetarë.
Misioni
Misioni ynë është të përfaqësojmë interesat e gjithë anëtarëve, të kontribuojmë në angazhimin në aktivitete avokuese dhe lobuese, hulumtime zhvillimore dhe ngritje të kuadrove përbrenda anëtarëve, aftësimi i kompanive publike për të ofruar shërbime profesionale, konkurruese, të qëndrueshme dhe miqësore për ambientin dhe në të njëjtën kohë promovues i sektorit publik të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.
Vizioni
Association for Environmental Protection and Clean-up of Kosova (PAMKOS) është zëri i sektorit të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.
Business positions
SHPALLJE E INTERESIT - “Pilotimin dhe...
- Published: 04-10-2022
- Expire: 07-10-2022
Call for expressions of interest: Con...
- Published: 16-09-2022
- Expire: 23-09-2022
Call for expressions of interest
- Published: 13-09-2022
- Expire: 22-09-2022
Call for expressions of interest
- Published: 05-08-2022
- Expire: 16-08-2022