About Ministria e Drejtësisë
Roli dhe misioni i Ministrisë së Drejtësisë mbështetet në dispozitat ligjore, të Rregullores së Qeverisë Nr.02/2021,(për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive), shtojca 3 e kësaj Rregullore nga e cila rrjedhin këto funksione dhe përgjegjësi, si në vijim:
1. Përgatitjen e politikave publike, hartimin e akteve ligjore, hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore, si dhe përcaktimin e standardeve të detyrueshme në fushën e drejtësisë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi;
2. Zbaton politikat publike dhe legjislacionin në fushën e drejtësisë;
3. Ushtron mbikëqyrje ekzekutive mbi tërë shërbimin korrektues dhe shërbimin sprovues në pajtim me ligjin;
4. Zhvillon dhe zbaton politika për të siguruar qasje të drejtë dhe efektive në sistemin e drejtësisë për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve në pajtim me ligjin në fuqi;
5. Ushtron përgjegjësitë në kërkimin, marrjen, sigurimin dhe verifikimin e informacioneve lidhur me vendndodhjen dhe fatin e personave të zhdukur dhe kthimin e eshtrave të personave të zhdukur, shfrytëzimin e ndihmës dhe të ekspertizës së personelit përkatës, si dhe të specialistëve të tjerë, për të gjitha hetimet e rasteve individuale të zhdukjes;
6. Ofron ekspertiza dhe ekzaminime mjeko - ligjore në pajtim me ligjin;
7. Ruan dhe administron pasurinë e sekuestruar ose të konfiskuar në bashkëpunim me prokurorinë, gjykatën, apo organet tjera kompetente, në pajtim me ligjin në fuqi;
8. Licencon dhe mirëmban regjistrin e noterëve, përmbaruesve privat, ndërmjetësuesve, dhe administratorëve falimentues;
9. Organizon provimin dhe mbanë evidencë për personat që kanë kaluar provimin për jurisprudencë, noteri, përmbarues privat, si dhe administratorë falimentues;
10. Ushtron mbikëqyrjen e ligjshmërisë së punës së profesioneve të lira;
11. Ofron mbështetje në mbledhjen dhe dokumentimin e fakteve që kanë të bëjnë me krimet e luftës të kryera në Kosovë deri më 10 qershor 1999;
12. Ofron mbështetje në identifikimin, dokumentimin dhe vlerësimin e dëmeve të luftës;
13. Ofron ndihmë për viktimat e krimit, veçanërisht për viktimat e dhunës familjare dhe trafikimit të qenieve njerëzore;
14. Ofron ndihmë juridike ndërkombëtare në pajtim me ligjin në fuqi;
15. Përfaqëson institucionet përkatëse në procedurat gjyqësore dhe të arbitrazhit, në pajtim me ligjin në fuqi;
16. Bashkërendon procesin e lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet civile dhe penale;
17. Kryen edhe detyra të tjera, që i caktohen ministrisë me legjislacionin përkatës në fuqi.
Business positions
Kadete për Zyrtare Korrektuese - FEMR...
- Published: 02-12-2022
- Expire: 13-12-2022
EMËRIMI i PËRMBARUESVE PRIVAT PËR TER...
- Published: 23-09-2022
- Expire: 19-10-2022