About Komuna e Klinës
Në shek. e I të erës së re territori i Klinës si dhe i gjithë Dardanisë gjendej nën sundimin e Perandorisë Romake në ç’kohë në afërsi të Klinës përmendet Dersniku si qendër municipale e farefisit dardan. Pas rënies së Perandorisë Romake, Dardania, pra edhe Klina me rrethinë, u vërshua nga sllavët, e cila dyndje në gadishullin Ballkanik mori fund në shek. VIII. Pas ndarjes së Perandorisë Romake, Klina me rrethinë ra nën sundimin bizantin-grek. Pas krishterimit bizantin, ai sllav ndikoi që këto anë me vendbanimet mesjetare dhe me kishat parasllave të përvetësohen nga sllavët. Në shekullin e parë të erës sonë, gjatë sundimit romak, si qendër municipale e fisit dardan përmendet edhe Dersniku, ndërsa gjatë sundimit bizantin hasim në gjurmët e kishës së Paskalicës me kambanore në fshatin Videjë.
Edhe Klina na del si vendbanim i hershëm ilir, me emër Chinna, të cilën e hasim te Ptolomeu që në vitet 87-150 (në hartën e Ptolomeut). Ky lokalitet i lashtë ilir shtrihej në bregun e majtë të rrjedhës së epërme të Drinit të Bardhë, që i përgjigjet realitetit të sotëm gjeografik. Kjo datë si dhe Ujëvara e Mirushës u bënë edhe simbol i Emblemës së qytetit të Klinës. Chinna në kuptimin Cin shpjegohet si kin në mes të Drinit të Bardhë dhe lumit Klina.
Profirogoniti në traktin e tij të njohur “Shënime për popujt” shkruan në vitin 948-952, se ndër qytetet e banuara dendur është edhe Dersniku – “Desstinik. Vendbanim i hershëm është edhe Dollci i sotëm, i cili ishte i shënuar me emrin Zalug në hartën e Manastirit të Hilandarit në vitin 1200 nga Solovjevi. Pas rënies nën turqit, jeta e shqiptarëve ishte e vështirë. Që prej atëherë Klinën e karakterizon edhe larmia fetare. Popullsia e këtyre trevave merrej kryesisht me bujqësi e cila ishte mjaft e zhvilluar.
Kohëve të fundit,në lokalitetin e Dresnikut janë bërë gjurmime dhe gërmime arkeologjike të cilat pritet të hedhin me shumë dritë mbi qytetërimin e hershëm të këtij lokaliteti të Dardanisë.
Për një periudhë pesëqind vjeqare Klina dhe Kosova ishte nën sundimin Otoman, kurse pas rënjes se Perandorisë osmane nga viti 1913 e deri në vitin 1999 Kosova ishte njësi konstituive e Federatës jugosllave dhe pjesë përbërëse e Serbisë-e aneksuar dhunshëm pa vullnetin dhe dëshirën e poullit të saj.
Komuna e Klinës si njësi organizative në kuadër të organizimit territorial të Republikës së Kosovës është themeluar në rang komune,në vitin 1954.
Nga viti 1954 e deri më sot,Komuna e Klinës dhe qytetarët e saj ka ndarë fatin me pjesën tjetër të Kosovës dhe të qytetarëve të saj duke qenë pjesë e të gjitha proceseve dhe e zhvillimeve politike,ekonomike dhe shoqërore në Republikën e Kosovës.Diagrami i këtyre zhvillimeve ka patur herë herë rënje dhe degradim e herë herë ngritje dhe përparim,por shpirti liridashës qytetarëve të saj nuk pushoj se gjakuari për liri deri në pavarësimin e plotë nga okupimi serb.
Në rrafshin ekonomik,në Komunën e Klinës si dhe në gjithë Kosovën, nga viti 1970 e deri në vitin 1980 vërehet një ndryshim pak më i theksuar sa i përket zhvillimit ekonomik dhe shoqëror,por nga viti 1980 e deri në fillimin e luftës së fundit prapë kemi një stagnim si pasojë e okupimit klasik nga pushteti okupues serb.Nga lufta pati pasoja shumë të rënda si : humbja e jetës së njerëzve,zhdukja e tyre dhe një numër i konsiderueshëm te pagjetur edhe sot .Nga lufta u shkaktërruan në tërësi dhe pësuan dëme shumë të mëdha të gjitha ndërmarrjet ekonomike ekzistuese dhe pothuajse të gjitha shtëpitë e banimit dhe ekonomitë e tyre familjare.Edhe infrastruktura fizike,edhe pse e pa zhvilluar pësoi dëme të konsiderueshme si pasojë e luftës.Me një fjalë duhej filluar një jetë e re dhe gjithçka duhej filluar nga zeroja.
Të gjitha këto ishin dhe do jen një barrë e madhe për pushtetin lokal të pasluftës, të cilat nuk ishte lehtë të tejkalohen për të arritur deri në një fazë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe rritjes se mirëqenjes qytetare siq e aspirojmë duke marr për model komunat e vendeve të zhvilluara ekonomikisht.
Business positions
Përfaqësues Ligjor i Komunës
- Published: 07-06-2023
- Expire: 13-06-2023
Infermire/e (5)
- Published: 04-11-2022
- Expire: 13-11-2022
Zyrtar për Leje Ndërtimore
- Published: 06-10-2022
- Expire: 14-10-2022
Zyrtar për Gjendje Civile
- Published: 15-08-2022
- Expire: 22-08-2022
Zyrtar për Biblioteka
- Published: 14-07-2022
- Expire: 19-07-2022