KËSHILLI GJYQËSOR I KOSOVËS
Rr. Luan Haradinaj 133
Rreth Kompanisë

Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe të Ligjit për Gjykatat, u vunë themelet e një strukture të re organizative të gjyqësorit, si dhe, u vendosën premisat mbi të cilat ndërtohet një gjyqësor i pavarur i cili administrohet nga vetë profesionistët e gjyqësorit. Çështjet e emërimit dhe riemërimit të gjyqtarëve, vlerësimi i performancës së tyre, trajnimet gjyqësore, avancimi në detyrë, etika profesionale, disiplinimi, administrimi gjyqësor dhe menaxhmenti, buxheti i gjyqësorit, të gjitha këto janë kritere bazë që garantojnë pavarësinë e gjyqësorit në proces të rregullimit ose vetëm kanë gjetur vend në dispozitat ligjore nën mbikëqyrjen e Këshillit. Përmes këtyre instrumenteve kushtetuese dhe ligjore, pozita e gjyqësorit është fuqizuar, është vënë në vendin e merituar, në të njëjtin nivel me dy pushtetet tjera.

Kompetencat e Këshillit janë të parapara me Kushtetutë dhe Ligjin për Këshillin, në bazë të të cilave Këshilli ka rolin fundamental për sigurimin e pavarësisë dhe paanësisë së sistemit gjyqësor. Në këtë kuadër, funksionet e Këshillit përfshijnë procedurat për rekrutim, emërim, riemërim, transferim, disiplinë, vlerësim, ngritje në detyrë dhe trajnim të gjyqtarëve dhe gjyqtarëve porotë; në menaxhim dhe administrim e gjykatave, si dhe në zhvillimin dhe mbikëqyrjen e buxhetit të gjyqësorit.

Duke u bazuar në Amandamentimin e Kushtetutës të RKS-së, Nr. 05-V-229, Amandamenti nr. 25, dhe Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, përkatësisht në nenin 8, paragrafi 1, nën paragrafi 1.1, për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit, shtatë (7) anëtarë do të jenë gjyqtarë të zgjedhur nga anëtarët e gjyqësorit, ndërsa gjashtë (6) anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës.

Këshilli punën e vet e organizon edhe përmes Komisioneve të përhershme apo të përkohshme.

Në kuadër të Këshillit është Sekretariati që ndihmon Këshillin në zbatimin e rregullave dhe politikave të Këshillit lidhur me menaxhimin, buxhetin dhe administrimin e gjykatave. Në kuadër të Këshillit vepron edhe Njësia për Shqyrtimin e Performancës Gjyqësore (NjShPGj).

Pozitat e biznesit
Zyrtar (100)

1 vit më parë

Ka skaduar

ÇERTIFIKIMIN DHE EMËRIMIN E EKSPERTËV...

1 vit më parë

Ka skaduar

53 ZYRTARË LIGJORË DHE NJE PERKTHYES

2 vjet më parë

Ka skaduar

40 BASHKËPUNËTORË PROFESIONALË

2 vjet më parë

Ka skaduar

Gjyqtarë Porotë (25)

2 vjet më parë

Ka skaduar

Vende të lira pune (17)

3 vjet më parë

Ka skaduar

  • Të punësuar >100
  • Shikime 56 556
  • Rrjetet solicale: