About FSK - Forca e Sigurisë së Kosovës
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), u formua më 1 janar 2009, pas shpërbërjes së TMK-së (Trupave Mbrojtës të Kosovës). FSK-ja ndodhet në fazën paraprake drejt formimit të një ushtrie plotësisht funksionale dhe përbëhet nga 5,000 ushtarë aktivë dhe nga 3,000 rezervistë. Me këtë formacion synohet të realizohet plani gjithëpërfshirës i tranzicionit 10 vjeçar i filluar që nga viti 2018. FSK-ja ka për detyrë të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, mbështetjen ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare. Komandant i FSK-së është gjeneral-llejtënant Bashkim Jashari.
Presidentja e Kosovës është Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ka kompetencë për mobilizimin e saj në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme. Në kohë të rregullta, kompetencat e Presidentit si Komandant i Përgjithshëm ekzekutohen nëpërmjet Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes.
Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), e cila deri atëherë ishte një organizatë e shërbimit civil të emergjencës dhe pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).
Në Mars 2008, Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO (KFOR) dhe Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK) filluan përgaditjet për formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas udhëzimeve të paraqitura në Planin e Ahtisaarit, forca e sigurisë lejohet të mbajë armë të lehta dhe Qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare ka planifikuar ta sjellë forcën në përputhje me standardet e NATO-s. Pranimi dhe trajnimi i personelit filloi në fillim të qershorit, kur ekspertët e NATO-s mbërritën në Kosovë për të drejtuar procesin dhe nga fillimi i dhjetorit 2008, filloi regjistrimi i kandidatëve midis 18 dhe 30 vjeç.
Kundër formimit të FSK-së është shprehur fuqishëm qeveria e Serbisë. Sipas pikëpamjeve të saj, FSK-ja, siç thonë ata, më tutje shkel pavarësinë “ilegale” të Kosovës dhe më tutje e shkel Rezolutën 1244 të OKB-së.
Me qëllim të ngritjes së kompetencave të saj ushtarake dhe për ta bërë atë të aftë për t'u anëtarësuar në NATO, në dhjetor 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi legjislacionin për ripërcaktimin e FSK-së si "forcë ushtarake profesionale" dhe themelimin e një ministrie të mbrojtjes. FSK-ja është gjithashtu në proces të transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës. Transformimi pritet të përfundojë në vitin 2028 dhe mbikëqyret nga ekspertë të NATO-s. Personeli i FSK-së trajnohet në akademitë ushtarake të NATO-s në Turqi, SHBA dhe MB, përfshirë Shkollën e Aviacionit të Ushtrisë në Isparta, West Point dhe Sandhurst. Transformimi i saj aktual mbështetet në mënyrë aktive nga anëtarët e NATO-s dhe bashkëpunimi i saj më i ngushtë është me Garda Kombëtare e Iowa-s. Pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë, duke i kërkuar qeverisë që të fillojë ofertën për anëtarësim në NATO.
Business positions
Rekrutimi i kadetëve për vitin akadem...
- Published: 24-06-2022
- Expire: 30-06-2022