European Union Office in Kosovo
Kosova Street 1, P.O.Box 331, Pristina 10000, Kosovo
Rreth Kompanisë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë punojnë së bashku për ta përfaqësuar Bashkimin Evropian nën autoritetin e Shefit të Zyrës/Përfaqësuesit Special të BE-së, Ambasadorit  Tomáš Szunyog. 

BE-ja ndihmon Kosovën në realizimin e agjendës së saj evropiane, duke përfshirë një prani të përforcuar në Kosovë. Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së bazohen në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, në fuqi që nga viti 2016.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (ZBEK) është pjesë e rrjetit të më shumë se 130 delegacioneve të BE-së në mbarë botën dhe roli i tyre është kryesisht që të prezantojnë, shpjegojnë dhe zbatojnë politikat e BE-së; dhe të analizojnë dhe raportojnë mbi politikat dhe zhvillimet në partnerët tek të cilët janë të akredituar. Zyra e BE-së luan një rol kyç në zbatimin e asistencës së konsiderueshme financiare të BE-së për Kosovën.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) jep këshilla dhe përkrahje Qeverisë së Kosovës në procesin politik; siguron koordinimin e përgjithshëm për prezencat e BE-së në Kosovë; dhe kontribuon në zhvillimin dhe konsolidimin e respektit për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore në Kosovë.

European Union Office to Kosovo

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë:

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë

  • Koordinimi i politikës dhe i politikave
  • Komunitetet, Trashëgimia Fetare dhe Kulturore dhe Veriu
  • Sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe çështjet ligjore
  • Seksioni i Financave dhe Administratës
  • Sigurimi
  • Seksioni i Komunikimit

Shefe e Seksionit të Komunikimit/Zëdhënëse: Dinka ŽivaljTelefoni: +383 (0) 38 5131 248Mob: +383 (0) 49 787 928dinka.zivalj@ext.eeas.europa.eu

Pozitat e biznesit
Open Positions

2 vjet më parë

Ka skaduar

Project Officer - EU Policies

3 vjet më parë

Ka skaduar

  • Të punësuar 75-100
  • Shikime 54 604
  • Rrjetet solicale: