About AQH Project
Projekti Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Swiss TPH.
Faza e dytë e projektit AQH ka filluar në Janar të vitit 2020 dhe do vazhdojë deri në Dhjetor të vitit 2023.
Projekti AQH është i dizajnuar të përkrah zbatimin e agjendës së reformës kombëtare dhe plotëson programet tjera të mbështetura nga donatorët, duke u fokusuar në nivelin e Kujdesit Shëndetësor Primar (KPSH) dhe në sëmundjet e jo-transmetueshme (NCD).
Në tri rezultatet e tij, Projekti synon stimulimin e shfrytëzimit të shërbimeve cilësore të kujdesit shëndetësor parësor nga të gjithë qytetarët e Kosovës, me vëmendje të posaçme ndaj nevojave dhe përfshirjes së popullatës së cenueshme.
Shëndeti i popullatës së Kosovës është përmirësuar, me ofrues dhe menaxherë të aftësuar të kujdesit shëndetësor të cilët janë në gjendje të përmbushin nevojat e pacientëve (posaçërisht të grupeve të cenueshme), e të cilët janë më të vetëdijshëm mbi të drejtat dhe nevojat e tyre.
Rezultati 1: Ofruesit e Kujdesit Parësor Shëndetësor në komunat partnere të projektit ofrojnë shërbime cilësore që i përgjigjen më mirë nevojave të komuniteteve, përfshirë ato të grupeve të cenueshme.
Rezultati 2: Menaxherët shëndetësor në komunat partnere të projektit përmirësojnë performancën e tyre në udhëzimin e ofrimit të shërbimeve drejt përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë që i përgjigjet nevojave të komuniteteve.
Rezultati 3: Vetëdijësimi mbi shëndetin dhe sjellja e popullsisë për kërkimin e kujdesit shëndetësor në komunat partnere të projektit përmirësohet (në veçanti i grupeve të cenueshme) dhe komunitetet janë fuqizuar që të kërkojnë të drejtën për shërbime cilësore dhe qasje më të mirë në kujdesin shëndetësor.
Shënjestrimi më i mirë i nevojave të klientëve dhe menaxhimi i përmirësuar i shërbimeve do të ngris cilësinë e ofrimit të shërbimeve të kujdesit parësor shëndetësor nga njëra anë – kurse në anën tjetër – gjenerimi i kërkesës për shërbime cilësore parësore shëndetësore me përfshirjen e popullatës në formësimin e shërbimeve, së bashku do të shpien në një përdorim të shtuar racional të të gjitha shërbimeve shëndetësore dhe një përmirësim të gjendjes shëndetësore të popullatës.
Grupet e shënjestruara të projektit KSHQC
- Mjekët dhe infermierët nga 20 Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF);
- Mjekët dhe infermierët nga Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF);
- Menaxherët nga 20 komunat (Departamentet për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe stafi i tyre mbështetës);
- Menaxherët nga 20 QKMF dhe QMF-të e përzgjedhura;
- Organizatat e zgjedhura me bazë komuniteti;
- Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë;
- Institucionet Kombëtare të KPSH-së;
- Organizatat e të Drejtave të Pacientëve.
Parimet kryesore të punës së projektit AQH janë:
- Puna në partneritet me komunat
- Harmonizimi, komplementimi dhe pronësia kombëtare e projektit
- Planifikimi gjithëpërfshirës dhe zbatimi përmes partnerëve kombëtarë ekzistues dhe partnerëve të decentralizuar
- Gjithëpërfshirja e barazisë gjinore dhe përfshirja e popullatës më të cënueshme, posaçërisht komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egyptian (RAE)
- Të sigurohet një qeverisje funksionale përmes përmirësimit të modaliteteve të vendimmarrjes, pjesëmarrjes dhe llogaridhënies
- Shkëmbimi i njohurive me qëllim të replikimit zgjerimit dhe sigurimit të qëndrueshmërisë
- Shkëmbimi i njohurive përmes mësimit të ndërsjellët ndërmjet kolegëve
- Ndërtimi mbi përvojën egzistuese të tranzicionit nga projektet e tjera shëndetësore të financuara nga SDC
Business positions
M&E Data Analyst
- Published: 27-11-2023
- Expire: 04-12-2023
Finance Manager
- Published: 27-11-2023
- Expire: 04-12-2023
Deputy Team Leader (DTL)
- Published: 27-11-2023
- Expire: 04-12-2023
NJOFTIM PËR DHËNIE TË KONTRATËS
- Published: 18-08-2023
- Expire: 29-08-2023
Ftesë për Tender
- Published: 21-07-2023
- Expire: 12-08-2023
“SUPPLY ON MEDICAL EQUIPMENT, REAGENT...
- Published: 04-07-2023
- Expire: 14-07-2023
Invitation to Tender
- Published: 08-06-2023
- Expire: 29-06-2023
CONTRACT AWARD NOTICE
- Published: 07-04-2023
- Expire: 19-04-2023
Invitation to Tender
- Published: 09-03-2023
- Expire: 30-03-2023
CONTRACT AWARD NOTICE
- Published: 14-02-2023
- Expire: 24-02-2023